English

Juventus tenton Pirlon

Itali, 16 Shkurt NOA - Rinovimi me Milanin po vonon dhe sinjalet nuk janë tepër pozitive, mjafton të lexosh deklaratën e Adriano Gallianit: “T’i deklarosh dashurinë klubit me fjalë është një gjë, por me fakte është diçka tjetër”.

Është një mesazh i cili i drejtohet tërësisht mesfushorit të Mialnit, Andrea Pirlo, që në fund të këtij sezoni mund të largohet nga Milani. Janë të shumta skuadrat që janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e tij. Krahas atyre të kampionatit anglez të Premier League, në drejtim të lojtari ka shfaqur interes dhe Juventusi dhe pse vështirësia më e madhe qëndron tek paga e tij, e cila është prej 4 milionë eurosh në sezon.

r.b/NOA

KOMENTE