Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PE, Severin: Ato që s’pranuam në Egjipt e Tunizi, s’i pranojmë as në Shqipëri
English

PE, Severin: Ato që s’pranuam në Egjipt e Tunizi, s’i pranojmë as në Shqipëri

Strasburg, 16 shkurt 2011, NOA – Adrian Severin, zëvendëspresidenti i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian ka deklaruar se qeveria e kryeministrit Sali Berisha gjatë demonstratës së 21 janarit përdori kundër demonstruesve municione luftarake. Në një intervistë ai theksoi po ashtu se “Demonstrata është një e drejtë elementare politike e qytetarëve, është e drejtë njerëzore. E në këtë kontekst sipas tij anti-demonstratat janë vetëm një shprehje e qëndrimeve diktatoriale apo autoritare. Në vijim të komenteve për krizën politike në Shqipëri, europarlamentari Severin duke folur për trajtimin e të arrestuarve të demonstratës theksoi se dhuna ndaj tyre është e papranueshme, pasi sikundër tha ai “Ne nuk i pranuam këto gjëra në Egjipt, ne nuk i pranuam ato së fundi në Tunizi dhe ne nuk mund t’i pranojmë ato në Shqipëri”.

Severin i bëri këto deklarata gjatë një interviste të dhënë pas takimeve që pati me Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama në Strasburg, në Parlamentin Europian ku diskutuan gjerësisht për krizën politike në Shqipëri.

Gjatë takimeve zoti Rama u takua edhe me krerët e Grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian, Martin Schulz president i grupimit të majtë në PE dhe zëvendës presidentin Adrian Severin, Giovanni Pittella, zëvendës president i parë i PE-së, takime të zhvilluara për të theksuar pozicionin dhe rolin e Partisë Socialiste lidhur me këtë krizë të tejzgjatur në Shqipëri, e rënduar pas demonstratës së 21 janarit dhe vrasjes së katër demonstruesve.

Më tej mund të lexoni intervistën e plotë të Adrian Severin, zëvendëspresidentit të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian.

Pyetje: Keni pasur një takim sot me zotin Schulz dhe zotin Rama ku diskutuat për situatën në Shqipëri. Cilat ishin gjërat kryesore që diskutuat?

Europarlamentari Severin: Ne jemi shumë të shqetësuar që po përballemi me një ngërç në Shqipëri. Është një krizë e cila herë pas here shpërthen në dhunë. Dhe padyshim një nga shqetësimet kryesore që kemi lidhet me reagimin e dhunshëm të policisë, të gardës kombëtare, për përdorimin e municioneve kundër demonstruesve. Sigurisht ne e kuptojmë që të gjitha demonstratat duhet të zhvillohen në mënyrë paqësore, por nga ana tjetër ne thjesht nuk mund ta pranojmë idenë se: së pari qeveria përdori municione luftarake për të sulmuar demonstruesit, por nuk mund të pranojmë po ashtu dhe idenë që qeveria nuk u lejon prokurorëve të shqyrtojnë këto çështje, apo që jep mesazhe që i inkurajojnë ata që kryen aktet e dhunës duke i quajtur ata heronj të kombit, ndërkohë që të tjerët quhen – ashtu siç ndodh në ish diktaturat komuniste apo ato të së djathtës ekstreme – banditë dhe jo njerëz që mbrojnë të drejtat e tyre legjitime, por njerëz që synojnë një grusht shteti.

Demonstrata është një e drejtë elementare politike e qytetarëve, hyn tek të drejtat e njeriut, ndërkohë që anti-demonstratat janë vetëm një shprehje e qëndrimeve diktatoriale apo autoritare. Reagimet e dhunshme kundër demonstratave, sulmet kundër demonstratave, dhe shtypja e demonstratave janë po ashtu qëndrime që janë të papranueshme. Kemi marrë informacione mbi vlerësimin e Avokatit të Popullit mbi mënyrën sesi janë trajtuar njerëzit e arrestuar. Përsëri kjo është e papranueshme. Ne nuk i pranuam këto gjëra në Egjipt, ne nuk i pranuam ato së fundi në Tunizi dhe ne nuk mund t’i pranojmë ato në Shqipëri.

Prandaj shpresoj se misioni i zotit Lajçak së bashku me angazhimin e vazhdueshëm të komisionerit Fule do t’i sjellin aktorëve politikë në Shqipëri qartësi dhe urtësi dhe do t’ i shtyjë të gjithë ata, por sidomos qeverinë që ka në dispozicion instrumentet më të rëndësishme që të bëjnë gjënë e duhur dhe për mendimin tim gjërat e duhura janë përmbledhur tanimë në rezolutën e Parlamentit Europian që u kalua vitin e kaluar dhe që me sa dimë ne nuk është zbatuar aspak nga qeveria e Shqipërisë.

Është e qartë dhe të gjithë duhet ta kuptojnë se këto lloj qëndrimesh nuk do të mbështesin dhe nuk do ta bëjnë më të lehtë procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Gjatë diskutimeve të sotme ne e kuptuam shumë mirë se nuk ka ndonjë kërcënim për bojkotimin e zgjedhjeve të ardhshme nga opozita socialiste, që opozita socialiste është e gatshme të luajë rolin e saj kushtetues në Parlament dhe në lidhje me këto ne mendojmë se zgjedhjet e ardhshme, ato lokale, duhen organizuar në mënyrën e duhur, në përputhje me standardet europiane.

Padyshim që ne do t’i monitorojmë ato me kujdes, por shpresojmë që të merren po ashtu masa përgatitore nga të interesuarit, nga autoritetet dhe jam i sigurt se edhe të dërguarit e BE, njerëzit e caktuar prej saj do të ndihmojnë Shqipërinë.

mit/NOA

KOMENTE