Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prangosen në flagrancë dy hajdutët e banesave
English

Prangosen në flagrancë dy hajdutët e banesave

Lezhë, 16 shkurt 2011, NOA- Dy bashkëpunëtor të një vjedhje kanë rënë në prangat e policisë, pasditen e sotme.

Alfred Nikolli, 30 vjeç, lindur në fshatin Shën Gjergj të Komunës Kaçinar të rrethit Mirditë dhe banues me në fshatin Spitën të Komunës Zejmen të rrethit Lezhë dhe E.V, 17 vjeç, lindur në fshatin Kuzhnen të Komunës Kaçnar të rrethit Mirditë dhe banues në qytetin e Rrëshenit të rrethit Mirditë, u arrestuan në flagrancë ndërsa po tentonin të vidhnin një banesë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë vjedhur me thyerje disa banesa dhe po punohet për zbardhjen e disa vjedhjeve të tjera të cilat dyshohet se këta shtetas janë autorë.

Nga strukturat përkatëse të Policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

Një automjet tip “Volsvagen Polo” me targa të huaja AF 281 ËV së bashku me dokumentacionin e tij, 1 thes i mbushur me tel bakri të zhveshur me fije, 1 kokë dushi, 1 bolier dushi, 1 lavatriçe e markës Ariston, 1 televizor 20 pol, 1 palë pinca të gjata me dy krahë, 2 hekura hekurosje, 1 saldatriçe, 1 gjenerator, 1 armë gjahu automatike dhe një radio kineze.

Materialet e sekuestruara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila do të hetojë për veprën penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve sportive dhe gjuetisë”.

a.y/NOA

KOMENTE