Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protestë para Parlamentit kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare
English

Protestë para Parlamentit kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare

Tiranë, 16 shkurt 2011, NOA- Një protestë është paralajmëruar nga ana e tifozëve Kuq e Zi, para selisë së Parlamentit kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat thuhet se, “Në datën 17 shkurt ora 09.30 në Tiranë, do të mbahet një protestë paqësore para Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, që pritet të zhvillohet në muajin prill të këtij viti. Kjo protestë organizohet me nismën e Tifozave Kuq e Zi dhe mbështetjen e Rrjetit të Organizatave Shqiptare (RROSH), ku marrin pjesë shoqata nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe bashkësia çame”. Midis organizatave të pranishme në RROSH do të jenë: Tifozat Kuq e Zi, Lëvizja Vetëvendosje!, Lëvizja Zgjohu! nga Shkupi, Lëvizja “Çohu” nga Prishtina, Lëvizja Mjaft!, Klubi Kombëtar Shqiptar, Shoqata Çamëria, etj.

“Ne mendojmë dhe besojmë vendosmërisht se ky regjistrim popullsie nuk i shërben aspak interesave Kombëtare, por ka vetëm mbështetjen e qarqeve antikombëtare, të cilat kanë 20 vjet që synojnë shtrembërimin dhe rritjen artificiale të Kombësive të tjera në Shqipëri. Ky regjistrim mbi të gjitha bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, dhe vetëm kjo arsye për ne është e mjaftueshme për ta kundërshtuar fuqishëm këtë regjistrim”, thuhet në njoftim.

Para zhvillimit të protestës paqësore, bëhet e ditur gjithashtu për një takim në selinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mes përfaqësuesve të shoqatave dhe nënkryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu.

Ky takim sipas deklaratës, do konsistojë në shprehjen e mbështetjes për zotin Spahiu në nismën e tij kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza fetare dhe etnike, si dhe diskutim për hapat e mëtejshëm ligjorë që duhen ndjekur për bllokimin e këtij procesi.

a.y/NOA

KOMENTE