Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasada e SHBA paralajmëron: Kujdes nga tubimi i PD më 20 shkurt
English

Ambasada e SHBA paralajmëron: Kujdes nga tubimi i PD më 20 shkurt

Tiranë, 17 shkurt 2011, NOA/ Ervin Tirana - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, paralajmëron qytetarët e saj për mitingun që do të zhvillojë ditën e diel Partia Demokratike.

Në një njoftim zyrtar që e gjeni këtu, ambasada e SHBA, kërkon nga qytetarët e saj që të shmangin zonat ku do të zhvillohet ky miting në qendër të qytetit.

Ndërsa paralajmëron bazuar në procedurën që po ndjek që prej 21 janarit, se tubimet në Tiranë mund të jenë të dhunshme, edhe pse fillimisht deklarohen si paqësore.

“Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) ka lajmëruar zhvillimin e një mitingu të dielën në 20 shkurt 2011. Ambasada nuk ka informacion specifik për vendin apo zonën ku do të zhvillohet mitingu. Më parë mitingjet publike kanë prekur të gjitha arteriet e qytetit dhe zakonisht përreth Parlamentit, Kryeministrisë dhe bulevardit, “Dëshmorët e Kombit”. Personeli i Ambasadës së SHBA është këshilluar që të shmang çdo kalim në zonën e demonstratave dhe të limitojnë çdo udhëtim gjatë kohës së zhvillimit të protestës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Në njoftimin e selisë së diplomacisë amerikane në Tiranë theksohet dhe përvoja e 21 janarit dhe vihet në dukje mundësia e ushtrimit të dhunës në protesta.

“Edhe pse ka pasur shumë protesta paqësore gjatë kohëve të fundit, demonstrata e datës 21 janar kishte dhunë dhe rezultoi me 4 të vdekur dhe shumë të plagosur, mes tyre dhe punonjës të forcave të rendit. Ne ju kujtojmë qytetarëve amerikane se edhe pse demonstratat kanë si qëllim që të jenë të qeta, ato mund të kthehen në të dhunshme dhe të paparashikueshme. Ju duhet t’i shmangni ato, nëse është e mundur”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Më tej njoftimi i ambasadës thekson se “demonstratat në një qytet mund të kenë premisë për t’u zhvilluar edhe në qytete të tjera, apo edhe në gjithë vendin”.

Më tej qytetarët e SHBA në Shqipëri këshillohen që të ndjekin me vëmendje mediat lokale dhe të gjitha raportimet për demonstrata, po mitingje publike, duke shtuar se “qytetarët e SHBA-së duhet të kenë kujdes të madh nëse u afrohen demonstratave”.

Gjithashtu sugjerohet që qytetarët e SHBA që jetojnë në Shqipëri duhet të kontrollojnë faqen e Ambasadë së SHBA-së në Tiranë për të dhe të njihen me rekomandimet, apo sugjerimet që jepen për udhëtimet në vend.

e.t/NOA/

GJITHASHTU: SHBA: Protesta e PS mund të zgjasë disa ditë

KOMENTE