Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 17 Shkurt 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 17 Shkurt 2011

Tiranë, 17 shkurt, NOA - Gazetat shqiptare flasin mbi gjithçka ndodhi dje në seancën parlamentare, që nga debatet Topalli-Dokle, deri te rikthimi i votës së deputetëve socialistëve, për heqjen e imunitetit të Ilir Metës.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Ministra me MP5”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete qitjet e ministrave në poligonin e Zallherrit, më 15 janar, me armën që përdorën punonjësit e Gardës më 21 Janar.

“Atentati, plumba makinës së djalit të biznesmenit Vebi Veliaj” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Xhaxhai: Dyshimet e mia për vrasjen e Aleksit”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Shtyhet Prifti/ Imuniteti i Metës, PS i rikthehet votimit”, i cili flet çka ndodhi dje në seancën plenare.

“Matura Shtetërore, del formulari A1/ Ministria: Del udhëzimi sesi duhet plotësuar”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Apeli liron kërcënuesin e Edi Ramës për makinën”; “Lajçak me ramin dhe Berishën: Ftoni Fylen në Tiranë”; “Celularët, vendimi i AKEP: Sa ulen kostot e tarifave” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Sherri Dokle-Topalli/ Zbardhen fyerjet mes ish-kryetarit dhe kryetares aktuale”, i cili citon deklaratat e reja të këmbyera dje në seancë plenare mes Dokles dhe Topallit.

“Matura 2011, del formulari A1, ja si plotësohet” është një artikull tjetër i kësaj gazete.

Kurse “Bamir Topi: Të monitorohet procesi i Gërdecit” citon deklaratat e bëra dje nga kreu i shtetit.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Brukseli, 3 vjet ultimatum dhe ndërhyrje”, i cili ndërkombëtarët po humbasin durimin për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

“Prokuroria: Kërkesë për hetim brenda në Kryeministri” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Grabit me maskë familjen e motrës”, “4 burgime të përjetshme dhe 98 vite burg për Aldo Baren” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Edi Rama: PS, edhe zgjedhje, edhe bojkot”, i cili pasqyron deklaratën e paraqitur dje nga kryesocialisti Rama..

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Imuniteti i Metës, rikthen votën e PS-së”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Absolutisht jo seks të hershëm, është i rrezikshëm”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Enjte, 17 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE