Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Rama në krizë të rëndë, akuzon komisionerët për dështimin e zgjedhjeve
English

PD: Rama në krizë të rëndë, akuzon komisionerët për dështimin e zgjedhjeve

Tiranë 17 shkurt 2011, NOA – Partia Demokratike e akuzoi sot rishtas shefin e opozitës Edi Rama si autorin e puçit të dështuar të 21 Janarit, duke e akuzuar atë se me akuzat amorale të korruptimit të komisionerëve socialistë, Rama po tenton të argumentojë dështimin e zgjedhjeve vendore të 8 majit. Në një konferencë të posaçme për shtyp, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Albana Mustafaraj informoi se “Burime nga Strasburgu, por edhe botime në mediat e tij, bëjnë të ditur se përsëri, njëlloj si më 29 Qershor të vitit 2009, Edvin Kristaq Rama, Mr. 20%, ju deklaroi zyrtarëve dhe parlamentarëve europian se, zgjedhjet në Shqipëri do të jenë të dështuara, sepse Berisha do të korruptojë komisionerët e tij”, tha zonja Mustafaraj.

“Këto akuza pa asnjë bazë ndaj moralit, dinjitetit dhe integritetit të anëtarëve dhe mbështetësve të PS, shprehin para së gjithash, krizën e rëndë psiqike të njeriut që siç ka akuzuar pa asnjë fakt babanë e tij për baba të djalit të tij, akuzon kolektivisht 20 mijë komisionerë socialistë, ndonëse gjer sot, nuk ka paraqitur para shqiptarëve as edhe një rast të vetëm të korrupsionit të tyre”, informoi ajo.

Zëdhënësja e PD-së theksoi sakaq se komisionerët socialistë akuzohen nga Kryesocialisti Rama si njerëz që shiten dhe blihen njëlloj si plaçka që blihen në tregun e gabit, pasi sikundër argumentoi ajo, Rama i bën ata përgjegjës kryesorë për votën me të cilën e ndëshkuan shqiptarët.

“Puçisti që hartoi, përgatiti dhe udhëhoqi skenarin e marrjes me dhunë të pushtetit dhe që për 5 orë me radhë nga skutat e Fidelit do t’i drejtonte mercenarë dhe bashibozukë në sulmin ndaj Këshillit të Ministrave, nuk mund t’u besojë komisionerëve socialistë, sepse ata nuk janë dhe nuk mund të jenë mercenarë, njerëz të hurit dhe të litarit, të gurit dhe zjarrit, për ta sjellë atë me dhunë në pushtet”, tha Mustafaraj.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike akuzoi shefin e opozitës se është vetë Rama ai që përfaqëson monumentin më të zi të korrupsionit në Shqipëri dhe në Europë dhe renditet në vendin e tretë në botë, në shtyllën e kusarisë dhe korruspionit planetar.

mit/NOA

KOMENTE