Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
QSUT: Gjendet Heparina, rinisin operacionet në kardio-kirurgji
English

QSUT: Gjendet Heparina, rinisin operacionet në kardio-kirurgji

Tiranë, 17 shkurt 2011, NOA – Pas gjetjes së Heparinës medikamentit kyç që lejon ndërhyrjet në zemër, Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare, “Nënë Tereza” bëri me dije se këtë të enjte kanë rinisur operacionet në Klinikën e Kardiokirurgjisë të cilat nuk kryheshin prej disa javësh për shkak të mungesës së Heparinës. Sipas QSUT-së sigurimi i Heparinës dhe medikamenteve të tjera ndihmëse u mundësua falë ndihmës së Ministrisë së Shëndetësisë.

Shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, Ali Refatllari ka pohuar se gjatë ditës së sotme është kryer një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, ndërkohë që përgjatë javës në vazhdim do të bëhet planifikimi i operacioneve sipas radhës.

Refatllari tha se “Duke filluar nga dita e premte e në vazhdim ne do të hartojmë listën e interventeve si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët”.

Ndërkohë Drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku theksoi se “Ky problem erdhi për shkak të mungesës së Heparinës në tregun shqiptar por edhe atë të rajonit”.

Ivziku informoi se tenderi i Heparinës është realizuar në gusht të vitit të kaluar dhe parashikon furnizim për një periudhë njëvjeçare.

Drejtoria e QSUT-së garanton se gjatë ditëve në vijim do të marrë të gjitha masat për të siguruar sasi të nevojshme të Heparinës, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më.

mit/NOA

KOMENTE