English

Tërmet politik në Itali, Wikileaks publikon dosje për Berluksonin

Romë, 17 shkurt 2011, NOA - Një valë e re dokumentesh të faqes Wikileaks do të publikohet nesër për Italinë. Mediat italiane raportojnë se dosjet përmbajnë materiale sekret që tregojnë, në mënyrë të veçantë për marrëdhëniet mes Romës dhe Uashingtonit.

Janë rreth 4 mijë dokumente që nisin nesër serinë e botimit, jo në uebin e njohur, por në dy gazeta italiane; “La Repubblica” dhe “Espresso”.

Sipas shënimeve redaksionale të dy gazetave, dokumentet tregojnë për gjithë politikën e jashtme. Por duket se kanë në qendër të objektivit kryeministrin Silvio Beluskoni.

Dosja e parë flet për vitin 2002, kur Berluskoni erdhi në pushtet dhe mbyllet në vitin 2010. Flitet për biseda të zbardhura mes Obamës dhe Berluskonit dhe për Romao Prodin gjatë kohës që ishte kryeministër.

Ndërsa ka dhe komunikimet e Obamës dhe Hillari Klintonit me ambasadën e Italisë në SHBA dhe anasjelltas. Dokumentet pritet të zbardhin dhe qëndrimin e vërtetë të Italisë, për Irani, botën Arabe, vendet e Mesdheut dhe strategjinë e saj me fqinjët.

Sipas gazetave italiane, temat e trajtuara në dokumente janë të shumta, por më tepër flitet për Berluskonin.

Ndërkohë që publikimi i tyre pritet të zbulojë dhe qëndrimin e SHBA-së për situatën politike në Itali.

Në dosje ka dhe komente për politikanë të veçantë si; Napolitano, Fini, La Russa, Letta, Frattini, Bossi, D'Alema, Prodi, Veltroni, Ciampi dhe shumë të tjerë.

Mediat shkruajnë se publikimi i këtyre dokumenteve mund të sjellë probleme dhe në politikën e brendshme italiane.

a.k/NOA

KOMENTE