English

Arrestohet 22 vjeçarja, dhunoi dhe vodhi një mashkull

Lezhë, 18 shkurt 2011, NOA- Një 22 vjeçare ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur në flagrancë duke dhunuar dhe vjedhur një persona të seksit mashkull.

Elsuida Ndreca, 22 vjeçe, lindur në fshatin Spaç të rrethit Mirditë dhe banuese në fshatin Zejmen të rrethit Lezhë, u person tjetër, i cili është ende i paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin me dhunë shtetasin me iniciale V.H, 27 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në fshatin Ishull Shëngjin të rrethit Lezhë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një telefon në pronësi të shtetases Elsuida Ndreca.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë në bashkëpunim” e mbetur në tentativë.

a.y/NOA

KOMENTE