Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Egjipti në Marshin e Fitores
English

Egjipti në "Marshin e Fitores"

Kajro, 18 shkurt, NOA - Mijëra egjiptianë me flamuj në duar jenë tubuar në sheshin kryesor të Kairos për të festuar javën e parë nga përmbysja e presidentit Hosni Mubarak, dhe për t'i bërë presion sundimtarëve të rinj ushtarakë.

Organizatorët parashikuan se rreth një milion njerëz do të dalin në tubimin, të cilin e quajtën "Marshi i Fitores".

Atmosfera në sheshin Tahrir është festive, por tanket ende shihen në rrugë, ndërsa shumë ushtarë pa uniformë i kontrollojnë dokumentat e identifikimit.

Jeta në Egjipt është larg normalitetit. Bankat janë të mbyllura, punëtorët në grevë dhe mësimi nuk mbahet.

Këshilli Suprem ushtarak është nën presion të lirojë të burgosurit politikë, të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të mbajë zgjedhje të lira e të ndershme.

NOA/RFE

KOMENTE