English

Ekstradohen dy persona të kërkuar për vrasje

Tiranë, 18 shkurt 2011, NOA - Zyra Qendrore Kombëtare “Interpol Tirana” ka ekstraduar drejt vendit tonë dy shtetasve shqiptarë, Gëzim Muji dhe Laurant Çakollari, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me paramendim. Njëri prej dy personave të ekstraduar është 36-vjeçari Gëzim Medo Muji, lindur në Shkodër, i cili u ekstradua sot nga kryeqyteti i Italisë, Romë.

Gëzim Muji ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkodrës në 25 prill të 2008-ës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, për vrasjen për motive hakmarrjeje të Vaid Mujaxhit.

Vaid Mujaxhi sipas policisë u vra në 22.06.2001 me një armë zjarri pistoletë.

Policia bën të ditur se vrasja ndodhi në lagjen “Partizani”, në Shkodër, dhe nga hetimet rezultoi se autori i vrasjes ishte Gëzim Muji.

Gëzim Muji u arrestua në Romë në 5 maj të vitit 2009 falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën.

Ndërkohë, dje Interpol Tirana ekstradoi nga kryeqyteti britanik Londër, 35-vjeçarin nga Korça Laurant Selami Çakollari.

Laurant Çakollari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ndajt tij Gjykata e Tiranës kishte dhënë në 10 shjetor të 2003-it masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale të vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim dokumentash.

Laruan Çakollari u kap më qëllim ekstradimin në Tiranë në 3 dhjetor të vitit 2009.

Të dy të ekstraduarit i janë dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza“ në Rinas.

mit/NOA

KOMENTE