English

I del me kapuç të zi dhe e qëllon, në kërkim agresori i 44-vjeçares

Vlorë, 18 shkurt, NOA – Një person i paidentifikuar dhe me një kapuç të zi në kokë, e ka goditur me grushta në fytyrë një grua 44-vjeçare ndërsa ajo kalonte në rrugë.

Ngjarja aspak e zakontë bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet e policisë së Vlorës, sipas të cilave, e dëmtuara mban inicialet M.M. dhe është banuese në lagjen “Isa Boletini” të Vlorë duke i shkaktuar dëmtime të ndryshme fizike.

Po punohet zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa materialet procedurale do t’i kalojnë për vlerësim prokurorisë së Vlorës.

n.e/NOA

KOMENTE