Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapen 2 kg marijuanë në linjën Shkodër-Athinë
English

Kapen 2 kg marijuanë në linjën Shkodër-Athinë

Kakavijë, 18 shkurt, NOA – Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar mëngjesin e sotëm rreth 2 kilogramë marijuanë, ndërsa është shpallur në kërkim edhe poseduesi i lëndës narkotike.

Ngjarja konfirmohet prej saj për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dije se kjo sasi lënde narkotike është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e brendshme të autobusit të linjës Shkodër-Athinë, me targa TR 3070 R, të shoqërisë “Albania Interlines”.

Konkretsht, në fund të autobusit, tek vendet mbi kokën e pasagjerit ku mbahen çantat e dorës, është konstatuar një çantë dore sportive ku brenda saj kishe një qese plasmasi të fashuar me letër natriban të mbushur me lëndë të dyshuar si marijuanë.

Menjëherë është bërë bllokimi i të gjithë pasagjerëve dhe i drejtuesit të autobusit dhe janë lajmëruar policët së bashku me grupin hetimor.

Nga këqyrja që iu bë çantës rezultoi se në brendësi të saj kishte një qese plasmasi të mbështjellë me letër natriban ku brenda saj kishte rreth 2 kilogramë lëndë narkotike marijuanë.

Më pas, u arrit që rreth orëve të mëngjesit të identifikohej autori i lëndës narkotike, i cili është një i ri nga Shkodra që e kishte vendosur çantën në autobus në Tiranë ku do ta priste në Athinë një shtetas tjetër, ndërsa vetë ai që vendosi çantën në autobus kishte zbritur gjatë rrugës duke pretenduar se ishte i sëmurë.

Materialet i kaluan prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme., për veprën penale të “Trafikut Ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, vepër kjo e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE