Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nusja vjedh vjehrrin, burri vjedh gruan
English

Nusja vjedh vjehrrin, burri vjedh gruan

Pogradec, 18 shkurt, NOA – Dy vjedhje aspak të zakonta janë shënuar në rrethin e Pogradecit ditën e djeshme.

E para është ajo e shumës së 250 mijë lekëve që nusja ka vjedhur në shtëpinë e vjehrrit të saj.

Siç bëjnë me dije burime të policisë së Pogradecit për agjencinë e Lajmeve NOA, autorja mban inicialet M.SH, është 24 vjeçe dhe banon në fshatin Buç.

Mësohet se sasinë e lartpërmendur të parave, ajo ia ka vjedhur vjehrrit të saj 70-vjeçar, i cili mban inicialet H.SH.

Ndërsa vjedhja e dytë është kryer nga 44-vjeçari Arben Gjona, banues në qytetin e Pogradecit, ndaj gruas së tij, 37-vjeçare me emrin A.Gjona.

Siç ajo ka denoncuar në polici, ky person i ka vjedhur në banesë 70.000 lekë të reja dhe më pas është larguar.

Vepra penale që rëndon ndaj tij si edhe të të lartpërmendurës për vjedhjen e parë është ajo e “Vjedhjes”, e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE