Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas 18 ditësh Egjipti sërish në rrugë, sot në Marshin e Fitores
English

Pas 18 ditësh Egjipti sërish në rrugë, sot në "Marshin e Fitores"

Kajro, 18 shkurt, NOA – Pasi i pamë të dalin në rrugë prej 18 ditësh rresht, egjiptianët do ta bëjnë sërish një gjë të tillë sot, por ama këtë herë, në rolin e triumfatorëve.

Siç e kanë quajtur edhe vetë këtë ditë “Marshi i Fitores”, parakalimi i sotëm në mes të Kajros presupozon një homazh ndaj rrëzimit të presidentit Hosni Mubarak, si edhe gjithë të rënëve gjatë 18 ditë protestash popullore. Këta të fundit, mësohet se kanë qenë të paktën 365 persona, sipas ministrisë së Shëndetësisë së Egjiptit. Ministri i Shëndetësisë, Sameh Farid, u shpreh se kjo është vetëm shifra paraprake e civilëve të varë dhe në të nuk përfshihen pjesëtarët e policisë ose të burgosurit. Njëherësh, mediat shtetërore, kanë raportuar se shkollat dhe universitetet publike në Egjipt do te mbeten të mbyllura deri më 27 shkurt, ndërsa protestat dhe grevat në mbarë vendin po vazhdojnë. Duket se Egjipti ende nuk i është kthyer ende normalitetit edhe një javë për përfundimit të protestave.

n.e/NOA

KOMENTE