Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 18 Shkurt 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 18 Shkurt 2011

Tiranë, 18 shkurt, NOA - Gazetat shqiptare flasin mbi demonstratën e parashikuar sot prej opozitës, duke dhënë detaje rreth saj, si dhe paralajmërimin e Ambasadës Amerikane për qytetarët e saj.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “kreu i Gardës, me Porche Cayene të vjedhur”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete skandalin e fundit me kreun e Gardës së Republikës.

“Skandali i Zall-Herrit: Shkeljet, sipas Prokurorisë Ushtarake” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Nga Preç Zogaj: Arsyet e Aleksit dhe rivrasja e tij”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Lista e qeverisë/ Legalizimet, emrat e 3626 fituesve të rinj”, i cili flet për vendimin e marrë nga qeveria.

“Lindi Biznes-Albania, bashkohen 27 shoqata investitorësh”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Çamët bashkohen në një parti: Do jemi forca e katërt”; “Për zgjedhjet/ Kushti i PS: KQZ e re, anëtari i 7 nga Presidenti”; “Ambasada e SHBA: Në mitingun e PS mund të ketë dhunë” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Remzi Hoxha, flet Avdyl Loshaj”, i cili citon letër-porosinë nga Kosova për dëshmitarin kyç: “Kam përjetuar ferrin. Torturat në Lezhë nga Ilir Kumbaro, dhuna mbi Remziun”

“3600 qytetarë marrin tapitë e shtëpive” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar vendimit të fundit të ALUIZNI-t.

Kurse “Unë mësuesi, mora teserën e PD, më thanë se do punësohem” flet për një dëshmi të dhënë nga një mësues për pranimin e tij në politikë.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Opozita sot para Kryeministrisë”, i cili tregon sesi një proteste e re para Kryeministrisë është planifikuar të zhvillohet sot nga opozita.

“Traktet greke: Shqiptarët, minoritet në jug” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Fier, nxënësit martohen në bankat e shkollës”, “Imami bojkoton Komandantin e Përgjithshëm” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Ambasada e SHBA: Ruhuni nga demonstrata”, i cili pasqyron paralajmërimin e bërë nga përfaqësia amerikane në Tiranë ndaj qytetarëve të saj në lidhje me demonstratën e parashikuar sot të opozitës.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Padia civile: Demonstratat, PS prishi imazhin e vendit”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Legalizimet, emrat e 3626 personave që marrin tapitë”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 18 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE