English

Qëlloi me armë ndaj një banese, kapet autori

Kurbin, 18 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Kurbinit kanë arrestuar në flagrancë Alfred Ballokun, 30 vjeç, banues në fshatin Vinjoll, i shpallur në kërkim më datë 09.02.2011.

Ndalimi i tij u bë për veprën penale të “Kanosjes” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve”, parashikuar nga neni 84 dhe 278/2 i Kodit Penal, pasi ky person është i dyshuar se me datë 07.02.2011, në fshatin Vinjoll të rrethit Kurbin, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së personit me iniciale S.XH.

n.e/NOA

KOMENTE