English

Tentoi të godasë një polic, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

Tiranë, 18 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar në flagrancë 40-vjeçarin Gëzim Velaj, banues në Tiranë.

Siç konfirmohet për agjendinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi dje rreth orës 16.00, në afërsi të komisariatit të Policisë së Lezhës, ka tentuar të godasë dhe ka fyer për shkak të detyrës një punonjës të policisë.

Materialet i kalojnë prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës” dhe “Fyerje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 236 dhe 239 i Kodit Penal në ngarkim të Gëzim Velajt.

n.e/NOA

KOMENTE