English

Atletico Madrid mendon për Benitez

Spanjë, 20 Janar NOA - Rafa Benitez, pas aventurës italiane tek Inter, mund të jetë sezonin e ardhshëm, Alex Ferguson iskuadrës së Atletico Madrid. Rinovimi i kontratës aktuale me teknikun, Quique Sanchez Flores, është gjithmonë e më larg dhe sipas të përditshmes “As”, objektivi numër një për pankinën është Benitez, i cili mund të ketë “pushtet” të plotë dhe në stilin e menaxherit si në kampionatin anglez. Me sa bëhet e ditur teknikun spanjoll po e mendon shumë mirë këtë opsion.

r.b/NOA

KOMENTE