Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çifti Rama dhe nëna Aneta, ngushëllojnë familjen e Aleks Nikaj
English

Çifti Rama dhe nëna Aneta, ngushëllojnë familjen e Aleks Nikaj

Tiranë, 20 shkurt 2011, NOA – Një ditë përpara se të mbushet një muaj nga demonstrata e 21 janarit ku humbën jetën të qëlluar me armë pranë godinës së kryeministrisë katër demonstrues, mes të cilëve edhe 36-vjeçari nga Lezha Aleks Nikaj, shefi i opozitës vizitoi këtë të djelë familjen e të ndjerit Aleks Nikaj, i cili dha shpirt të shtunën e 5 shkurtit në Turqi, pas dyluftimit me vdekjen për plot dy javë. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe nga e ëma Aneta, Kryetari i Partisë Socialiste u ka shprehur ngushëllimet e tij më të ndjera familjes së demonstruesit të vrarë, që jeton në fshatin Grykë-Manati të Lezhës.

Aleks Nikaj ishte kthyer nga emigrimi në atdhe pamundësi të punës, të cilën edhe në vendlindjen e tij nuk mundi dot ta gjejë.

Shefi i selisë rozë bashkë me gruan dhe nënë i shprehën hidhërimin e thellë për humbjen e djalit familjarëve të Aleks Nikaj, i cili la pas dy vajza, njërën 3-vjeçe dhe tjetrën vetëm 1 muajshe, e cila s’mundi dot ta njohë të atin për së gjalli.

Aleks Nikaj, ishte demonstruesi i cili u plagos me një plumb në kokë në demonstratën e 21 janarit dhe ndihmën e parë ndaj tij e dha një miku i vet, i cili pa t’i binte në tokë shoku i demonstratës.

Nikaj u plagos në një vend larg godinës së kryeministrisë si pasojë e shtënies me armë në drejtim të turmës.

Ai u plagos në kokë duke rënë në vdekje klinike, dhe pasi në Spitalin Ushtarak nuk mund të bëhej një ndërhyrje e specializur, Aleks Nikaj u dërgua në një spital në Stamboll të Turqisë, në 29 janar.

Por, pas përmirësimit të tij, 36-vjeçari nuk mundi t’i shpëtonte kthetrave të vdekjes dhe vdiq në spitalin e Turqisë, për t’u rikthyer më pas në atdhe në të djelën e 6 shkurtit, ndërkohë që u dërgua për në banesën e fundin me të gjitha vajet e ritet në 7 shkurt në fshatin e tij të lindjes.

umbi jetën pasi u plagos në kokë, në një kohë që ndodhej larg godinës së kryeministrisë, Gjatë ngushëllimeve në familjen Nikaj, bashkë me kryetarin e PS-së, Edi Rama, nënën e tij Aneta dhe bashkëshorten Linda ishte edhe anëtari i Opozitës së Bashkuar, Preç Zogaj.

mit/NOA

KOMENTE