Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FRPD: 300 mijë qytetarë në koncertin festiv për rrëzimin e komunizmit
English

FRPD: 300 mijë qytetarë në koncertin festiv për rrëzimin e komunizmit

Tiranë, 20 Shkurt 2011, NOA – Ndërkohë që në demonstratën e 18 shkurtit të opozitës Policia e Shtetit numëroi plot 7 mijë demonstrues të opozitës, pas mbylljes së koncertit festiv kushtuar 20-vjetorit të përmbysjes së regjimit diktatorial në Shqipëri, që u shënua më rrëzimin nga kryeqytetasit të monumentit të diktatorit komunist Enver Hoxha në qendër të Tiranës, Deputeti i Partisë Demokratike dhe Kryetari i Forumit Rinor të kësaj partie Gerti Bogdani deklaroi për mediat se në koncertin festiv morën pjesë mbi 300 mijë qytetare shqiptarë. “Mbi 300 mijë shqiptarë, të rinj e të reja festuan sot në koncertin madhështor të organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike, FRPD, me rastin e 20 Shkurtit, 20 vjetorit të rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Hoxha”, tha në një konferencë të posaçme për shtyp deputeti i PD-së.

Ai bëri me dije se kjo është shifra zyrtare e pjesëmarrjes në koncertin e sotëm, e përllogaritur nga FRPD si organizatore e koncertit.

Sipas Bogdanit qytetarët festuan në një atmosferë jashtëzakonisht festive 20-vjetorin e rrëzimit të simbolit të komunizmit në Shqipëri.

Po kështu sipas deputetit demokrat shqiptarët festuan sot edhe 20-vjetorin e çeljes së rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Gjithashtu deputeti i PD-së falenderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në këtë festë të shqiptarëve.

mit/NOA

[media id=153 width=600 height=440]

KOMENTE