Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Karzai: 50 civilë të vrarë nga bombardimet e NATO-s
English

Karzai: 50 civilë të vrarë nga bombardimet e NATO-s

Kabul, 20 shkurt 2011, NOA - Presidenti afgan Hamit Karzai deklaroi sot se forcat e NATO-s në Afganistan vranë 50 civilë gjatë një operacioni në lindje të rajonit Kunar.“Rreth 50 qytetarë u vranë gjatë operacionit të forcave shumëkombëshe, në zonën Jaziabad në rajonin Kunar”, thekson në deklaratën e tij Presidenti Karzai, i cili u referohet burimeve nga Shërbimet e Sigurisë Kombëtare Afgane.

Karzai ka dënuar ashpër vrasjen e 50 civilëve nga operacionet e NATO-s dhe bombardimet e forcave shumëkombëshe, ndërsa dërgoi një përfaqësi qeveritare në krahinën Kunar, për tu informuar rreth kësaj ngjarjeje.

Ndërkaq forcat e NATO-s në Afganistan janë shprehur përmes një deklarate se po hetojnë mbi shqetësimet e qeverisë afgane lidhur me vrasjen e 50 civilëve.

mit/NOA

KOMENTE