Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Këshilli Rinor Shqiptar: Distancohemi nga manipulimet politike të majta, e të djathta
English

Këshilli Rinor Shqiptar: Distancohemi nga manipulimet politike të majta, e të djathta

Tiranë, 20 shkurt 2011, NOA- Këshilli Rinor Shqiptar reagoi ditën e sotme duke shpërndarë për mediat një deklaratë ku thekson se ky këshill distancohet plotësisht nga çdo lloj përfshirje politike.

“Ju bëjmë me dije se Këshilli Rinor Shqiptar dhe Këshilli Kombëtar Studentor s'kanë lidhje as me FRPD dhe as me Festën e 20 Shkurtit dhe përpjekjet e Gertit për të përdorur emrat e organizatave tona të pavarura janë përpjekje e tij për të na dëmtuar imazhin me qëllim për të avantazhuar disa organizata të shoqërisë civile në të cilat ai ka influencë”, thuhet në deklaratë.

Më tej sqarohet se, Këshilli Rinor Shqiptar ka mbledhur forumet e veta drejtuese këto javë për tu distancuar publikisht dhe qartë nga përpjekjet manipuluese të disa personave politik të spektrit të djathtë dhe të majtë me influencë në organizatat e shoqërisë civile për të ngatërruar dhe përfshirë politikisht Këshillin Rinor Shqiptar.

Ku reagim mbyllet me fjalët: “Shqetësimi i Këshillit Rinor është që mediat pasqyrojnë në mënyrë asimetrike përpjekjet për manipulimin mediatik politik të Këshillit Rinor nga individë influentë në të djathtë dhe të majtë të spektrit politik dhe reagimet që vijnë nga organizatat e shoqërisë civile për distancim nga politika dhe manipulimet përkatëse”.

a.y/NOA

KOMENTE