English

Libia letër-presioni BE-së, paralajmëron revolta

E diel, 20 shkurt 2011, NOA- Autoritet shtetërore të Libisë kërcënojnë Bashkimin Europian nëpërmjet një letre.

Mësohet se letra i është dorëzuar ambasadorit hungarez në Tripoli ditën e premte.

“Në rast se Bashkimi Europian nuk do të ndalë mbështetjen e tij për revoltat në Afrikën e Veriut, e në veçanti në Libi, Tripoli do të ndërpresë çdo bashkëpunim me BE-në për parandalimin e fluksit të emigrantëve”, thuhet në një letër të autoriteteve të Libisë dërguar presidencës së radhës, Hungarisë.

Në këtë periudhë Libia po përballet me protestat të dhunshme në disa qytete kryesore në vend, ku si rrjedhojë e trazirave janë vrarë të paktën 285 persona vetëm në qytetin e Bengasit.

Qytetarët Libian kërkojnë largimin nga drejtimi i vendit të Gedafit.

a.y/NOA

KOMENTE