Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Makinat elektrike, avantazhet e Amerikanëve dhe padija e...
English

Makinat elektrike, avantazhet e Amerikanëve dhe padija e...

E diel, 20 shkurt 2011, NOA- Të shqetësuar për rritjen e çmimeve të benzinës dhe efektin e karburanteve mbi klimën, amerikanët po e kthejnë vështrimin nga automobilët që përdorin energjinë e pastër. Prodhuesit e makinave po i përgjigjen rritjes së interesit të konsumatorëve si dhe thirrjeve të administratës, duke hedhur në treg makina të reja që furnizohen me energji elektrike.

Në fjalimin për gjendjen e vendit që mbajti në janar, Presidenti Barak Obama i bëri thirrje industrisë së automobilëve që të hyjë në rrugën e prodhimit të makinave elektrike.

“Duke bërë më shumë kërkime dhe me më shumë stimuj, ne mund të shkëputemi nga varësia e naftës dhe të bëhemi vendi i parë me 1 milion automjete elektrike në rrugë deri në vitin 2015”, u shpreh ai.

Ky mesazh gjeti jehonë në sallat e mëdha të panairit të automobilëve që u hap kohët e fundit në kryeqytetin amerikan. Në panair u paraqitën makina të shumta të vendit dhe të huaja duke përfshirë automobila të rinj “të gjelbër” si Ford Focus që punon me bateri dhe që fitoi çmim të posaçëm.

Kryeredaktori i revistës Automobili i gjelbër, Ron Cogan, foli me fjalë lavdërimi për Fordin, i cili e konvertoi tipin e tij mjaft të shitur Focus në një model elektrik.

“Kjo është teknologji e klasit të parë. Ngarkimi i baterisë bëhet për 3-4 orë, pra shumë më pak se modelet rivale”.

Në ekspozitë tërhoqi vëmendje të madhe edhe tipi tjetër 2011 Chevy Volt, plotësisht elektrik, prodhimi i firmës GM dhe i konceptuar prej saj në vitin 2007. GM shpreson të shesë 10,000 Chevy Volt këtë vit dhe 45 mijë në vitin 2012.

“Ky automobil ofron thelbin e asaj që mund të quhet makinë elektrike. Ai ka një gjenerator me djegie të brendshme që krijon elektricitetin i cili e vë në lëvizje të mëtejshme makinën”.

Kështë mendon edhe Jeff Parmet, avokat i cili punon nga shtëpia në Potomak të shtetit Merilend. Ai thotë se nuk i ka hedhur asnjë pikë benzinë Voltit të tij që kur e bleu në muajin dhjetor.

"Ende ka shumë njerëz që nuk e kuptojnë se ç’është makina elektrike ose ç’do të thotë të kesh një të tillë. Është një makinë e këndshme, është e mirë sepse nuk ke pse blen benzinë dhe ky është objektivi im."

Parmet e ngarkon baterinë me një pajisje të posaçme në garazhin e tij. Me një ngarkim të vetëm, Volti bën rreth 65 kilometra. Kur bateria fillon të bjerë, gjeneratori me benzinë hyn në veprim dhe fillon ringarkimin, duke e çuar distancën në 480 kilometra. Parmet thotë se kjo i plotëson nevojat e tij.

"Kjo është një mrekulli inxhinierike. Është një makinë me efiçencë të lartë që akseleron mirë dhe është e lehtë në përdorim. Dua të përgëzoj Chevin për atë ka bërë. Jam shumë i kënaqur."

Volti është fare pa zhurmë. Këtë ditë të ftohtë dimri, e vetmja zhurmë është era që fryn jashtë. Parmet vëzhgon me kujdes instrumentet të cilat përfshijnë një kamerë që sheh prapa, një sistem navigimi dhe një ekran që tregon gjendjen e baterisë.

"Kjo të tregon se energjia shkon nga timoni te rrotat por kur e heq këmbën nga pedali, energjia rrjedh nga rrotat përsëri drejt baterisë. Ky është e efekti i frenimit rigjenerativ."

Në garazhin e tij, Parmet thotë se ndonëse si çmim, Volti është dyfish më i shtrenjtë se një makinë me benzinë, ai është gati ta paguajë këtë çmim.

"E bleva këtë makinë sepse ne duhet të heqim dorë nga transporti dhe ekonomia që mbështetet te karburantet. Me këtë dua t’u tregoj të tjerëve se çfarë mendoj dhe ky është një rast për të vepruar konkretisht e jo thjesht të flasim”, thekson ai.

Parmet mendon se amerikanët janë gati për makina alternativë me energji të pastër.

Ato mund të arrijnë një efiçencë shumë më të lartë se sa makinat e sotme që djegin karburant pa masë. Me instalimin e stacioneve të ringarkimit të baterive kudo në vend dhe me rënien e çmimeve të makinave, thotë Parmet, makinës së tij elektrike do t’i bashkohen edhe shumë e shumë të tjera në rrugët e Amerikës.

VOA/ NOA

KOMENTE