Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Manchester United rikthehet tek De Rossi
English

Manchester United rikthehet tek De Rossi

Angli, 20 janar NOA - Manchester United kthehet në gjurmët e Daniele De Rossi: mesfushori i Romës, i cili konsiderohet nga Sir Alex Ferguson si pasardhësi ideal i Paul Scholes për të drejtuar mesfushën e Red Devils. Sipas Daily Star United është tepër e vendosur të përfitojë në situatën e pasigurt në lidhje me pronësinë e ekipit të Romës. Në krahun tjetër dhe De Rossi ka shprehur pëlqimin e tij për të qenë pjesë e një ekipi në Premier League dhe si pasojë duhet thënë se konkurrenca ka nisur ku në garë janë futur dhe Chelsea me Manchester City. Mund të themi se dhe në të shkuarën ka pasur kontakte mes lojtarit dhe klubit të Old Traffordpor palët nuk kishin arritur në një akord ekonomik.

r.b/NOA

KOMENTE