English

Paris, hotel luksoz për qentë

Paris, 20 Shkurt NOA - Çarçafë të rafinuar, masazhe dhe racione dreke të mrekullueshme: në Paris është hapur “Actuel dog”, një hotel super-luksoz për qentë. Ideja ishte e Stan Burun, specialist i sjelljeve të kafshëve dhe e bashkëshortes së tij, Devi Burun, avokate, për të cilët në qytetet e mëdha ndaj kafshëve dashuria është e njëjtë si për fëmijët e vegjël. Zakonisht gjatë pushimeve, padronët e kafshëve i “braktisin” qentë e tyre në shtëpinë e fqinjëve ose në vende të tjera. Tani mund të themi se ka mbërritur një opsion shumë më i mirë, një përkujdesje 24 në 24 orë, shërbim i përkryer dhe madje luksoz për qentë, kjo bazuar në shpjegimet e çiftit.

r.b/NOA

KOMENTE