Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përgatitjet e fundit për mitingun festiv të PD
English

Përgatitjet e fundit për mitingun festiv të PD

Tiranë, 20 shkurt, NOA – Pritet të nis në orën 12:00, në sheshin “Nënë Tereza” mitingu festiv i Partisë Demokratike për rrëzimin e simboleve të komunizmit.

Mitingu festive organizohet nga Forumi Rinor i PD-së në bashkëpunim me Këshillin Rinor Shqiptar, Këshillin Studentor dhe organizatat rinore të shoqërisë civile.

Pritet një pjesëmarrje masive, edhe për shkak të programit artistik të mitingut, ku këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare do të performojnë disa prej hiteve të tyre më të mira.

Ndër emrat e këngëtarëve konfirmohet pjesëmarrja e Juliana Pashës, Tingulli 3nt, Çiljetës, Stine, Flori Mumajesit, Jonida Maliqit, Anjeza Shahinit, Big Basta, Eranda Libohova, si dhe mjaft emra të tjerë.

Aktualisht në sheshin “Nënë Tereza” janë duke u vendosur elementët e fonisë dhe skena ku do të këndojnë këngëtarët.

Kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kanë ftuar dje qytetarët që të marrin pjesë në këtë festë simbolike, 20-vite pas rrëzimit të simboleve të komunizmit.

“Ftoj të bashkohen me ne të gjithë qytetarët e këtij vendi që besojnë dhe kontribuojnë në Shqipërinë që po ndërtojmë, vendin që po ndryshon çdo vit me shpejtësinë më të madhe, vendin që po rrit më shumë se çdo vend tjetër rrogat dhe pensionet e qytetarëve të tij, vendin që ka sot ekonomi me rritjen më të lartë në Evropë, vendin që me lumenjtë e mundit, djersës dhe reformave e shndërruam në destinacionin kryesor turistik të vitit 2011, më të bukurën e dheut, ashtu siç e ka bërë Zoti”, tha dje kreu i qeverisë në një konferencë të posaçme për festën që do të zhvillohet sot.

a.k/NOA

KOMENTE