Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Berisha e ktheu 20 shkurtin në anti-miting
English

PS: Berisha e ktheu 20 shkurtin në anti-miting

Tiranë, 20 shkurt 2011, NOA – “Sot duhet të ishte një festë për gjithë shqiptarët, por aspak për Sali Berishën. Sot duhet të ishte një festë spontane e popullit, aspak një miting i Sali Berishës ku arsimtarë, studentë e punonjës të administratës nga anembanë vendit ngjishen në autobusë e nxirren në shesh për të treguar sesa e do populli regjimin e Saliut. Sali Berisha po ndjek shembujt e shëmtuar të diktatorëve në largim. Historia e vjetër dhe e re e diktatorëve, është sot modeli dhe historia e fundit të Sali Berishës”. Kështu e ka cilësuar deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla mitingun e mbajtur sot nga mazhoranca për të kujtuar rënien e komunizmit, që në mënyrë simbolike u shënua me rrëzimin e përmendores së diktatorit Enver Hoxha 20 vjet më parë nga sheshi “Skënderbej”.

Duke iu referuar demonstratës së 18 shkurtit, duke folur në emër të selisë rozë, deputeti Balla deklaroi se të premten, 200 mijë shqiptarë demonstruan paqësisht kundër regjimit të Sali Berishës.

Deputeti socialist bëri me dije se në demonstratat e ardhshme të opozitës do të protestojnë edhe më shumë shqiptarë, që do të ngrihen kundër kusarisë e matrapazllëkut të kryeministrit Sali Berisha dhe ish-zëvendësit të tij, Ilir Meta.

“200 mijë shqiptarë protestuan të premten por më shumë do të protestojnë në ditët në vijim kundër këtij regjimi, që flet për mrekulli ekonomike në një vend me 1 milion të papunë. Dhjetëra e qindra mijëra shqiptarë do të protestojnë me vendosmëri kundër mjerimit ku i ka zhytur ky regjim hajdutësh, në një kohë që vetë Saliu, djali e vajza e farefisi, ministrat e oborri po plaçkitin çdo gjë me vlerë që ka ky vend. Vetëm këta vrasës dhe matrapazë po përjetojnë sot një mrekulli ekonomike në xhepat dhe vilat e tyre”, theksoi deputeti i Partisë Socialiste.

Sipas deputetit Balla shqiptarët e ndershëm do të vazhdojnë të protestojnë kundër korrupsionit me bllok në dorë, kundër plaçkitjes së 1280 pasurive të fundit publike që i kanë mbetur këtij populli, që kryeministri Berisha sikundër tha ai, po synon t’i përpijë në vetëm dy muaj.

Balla nënvizoi se qeverisë i ka ardhur fundi, pasi siç tha ai, “populli nuk duron dot më mbi supe barrën e korrupsionit, vjedhjeve, matrapazllëqeve e pafytyrësisë të Sali Berishës, Ilir Metës, Lulzim Bashës e ministrave e shërbëtorëve të tjerë të këtij pushteti të vjedhur”.

Deputeti socialist e akuzoi kryeministrin se vetëm një muaj më parë vrau me gjakftohtësi me pushkët e Gardës Republikane katër shqiptarë të pafajshëm që demonstruan kundër tij, ashtu siç vrau Ahmadinexhadi në Iran.

“Ai po vret për të ndalur protestat, ai po organizon anti-mitingje groteske duke e kthyer 20 shkurtin nga një ditë simbol të opozitarizimit kundër diktaturës në një ditë të urrejtjes kundër opozitës. Kjo fotografi, ku Saliu qëndron në majë të varkës familjare të diktatorit Enver Hoxha është prova më e qartë se Sali Berisha ishte dhe mbetet njeriu i diktaturës”, tha deputeti Balla.

Deputeti i PS-së tha në fund të deklaratës së tij shqiptarët edhe më të shumtë në numër do të protestojnë kundër kusarëve me bllok në dorë.

mit/NOA

KOMENTE