English

"Rruga e Qumështit" ka 50 miliardë planete

SHBA, 20 shkurt, NOA - Shkencëtarët kanë bërë llogaritjen e përgjithshme të planeteve në galaktikën tonë dhe numrat janë tronditës: të paktën 50 miliardë planete në Rrugën e Qumështit.

Shifrat u nxorën nga rezultatet e mëhershme të teleskopit të NASA-s Kepler.

Shkencëtarët thonë se të paktën 500 milionë nga këto planete janë në zonën jo shumë të nxehtë dhe jo shumë të ftohtë, ku mund të ekzistojë jeta.

NOA/RFE

KOMENTE