Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, kapen 2 kuintalë Cannabis Sattiva
English

Durrës, kapen 2 kuintalë Cannabis Sattiva

Durrës, 21 shkurt 2011, NOA – Policia e Durrësit ka sekuestruar sot 214 Kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e destinuar për tregun e brendshëm, duke vënë në pranga edhe dy transportuesit e saj, të cilët u kapën në flagrancë në zonë e Plepave në qytetin bregdetar. Dy personat e arrestuar që transportonin drogën janë 32-vjeçari Neuland Miçi, banues në Tepelenë, i dënuar më parë për vjedhje dhe 42-vjeçari nga Tepelena Ylli Çako, i dënuar më parë në Greqi.

Sipas policisë së Durrësit dy personat u kapën në flagrancë gjatë një

kontrolli të ushtruar në vendin e quajtur Plepa, në lagjen 13 të qytetit të Durrësit, ndërsa po drejtonin automjetet Fuoristradë Hunday me targa 162 BRL dhe Autoveturën tip Benz me targa BT 710 LZ.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit të ushtruar, në fuoristradën tip Hunday u gjet e ndarë në 200 pako, sasia prej 214,82 kg lëndë narkotike me karakteristikat e bimës narkotike Cannabis Sattiva.

Nga hetimet deritanishme rezulton se nëpërmjet automjetit tip Benz kryhej shoqërimi i sasisë së lëndës narkotike, e cila paraprakisht mendohet se kishte si destinacion tregun e brendshëm.

Në cilësinë e provës materiale uniformat blu të antidrogës në Durrës sekuestruan sasinë e lëndës narkotike, dy automjetet e përfshira, të cilat nga verifikimet e kryera nuk figuruan të rregjistruara në emër të këtyre dy shtetasve.

Ndaj Neuland Miçit dhe Ylli Çakos rëndojnë akuzat për veprën penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike.

Policia e Durrësit njoftoi se sasia e lëndës narkotike të sekuestruar ditën e sotme çon në rreth 325 kg sasinë e Cannabis Sattivës së sekuestruar këtë fillimit nga Policia e Durrësit.

Njëkohësisht përsa u përket drogave më të rënda të tilla si Heroina kjo sasi shkon në rreth 9, 7 kg, thotë policia e Durrësit.

mit/NOA

KOMENTE