Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FRESSH proteston para MB: Berisha e Basha të japin dorëheqjen
English

FRESSH proteston para MB: Berisha e Basha të japin dorëheqjen

Tiranë, 21 shkurt 2011, NOA – Kur pikërisht këtë fillimjavë janë mbushur plot një muaj nga vrasja e katër demonstruesve në demonstratën e opozitës në 21 janar, Forumi Rinor Eurosocialist protestoi përpara godinës së Ministrisë së Brendshme duke i kërkuar shefit të saj Lulzim Basha të japë dorëheqjen. Të rinjtë eurosocialistë kanë protestuar me thirrje e parrulla kundër Kryeministrit Berisha dhe Ministrit të Brendshëm duke i akuzuar ata si përgjegjësit kryesorë për vrasjen me armë të katër njerëzve të pafajshëm, që protestuan pranë kryeministrisë plot një muaj më parë.

"Ik vrasës, boll ju kemi duruar. Korrupsioni nuk mban më. Ngrihuni nga ajo karrige e pushtetit gjakatar dhe vihuni para drejtësisë", thirrën eurosocialistët para kordonit të uniformave blu që mbronin hyrjen e MB-së.

Eurosocialistët përveç kërkesës për dorëheqjen e shefit të ekzekutivit dhe atij të Ministrisë së Brendshme kërkuan me forcë edhe vënien përballë ligjit të atyre që urdhëruan qëllimin mbi turmën në 21 janar, që pasoi me vrasjen e katër demonstruesve, Ziver Veizit, Faik Myrtos, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikaj.

Ndërkohë, demonstrimin e të rinjve eurosocialistë në dyert e Ministrisë së Brendshme e kanë mbikqyrur forcat e Policisë së Shtetit, të cilët sikundër edhe në selinë e qeverisë kanë krijuar një kordon të gjerë policësh në mbrojtje të dikasterit të Brendshëm.

mit/NOA

KOMENTE