Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krasniqi: Nesër do shqyrtojmë votimin për Presidentin dhe Qeverinë
English

Krasniqi: Nesër do shqyrtojmë votimin për Presidentin dhe Qeverinë

Prishtinë, 21 shkurt 2011, NOA – Pas konstituimit të Jakup Krasniqit në krye të Kuvendit të Kosovës me votat e 90 deputetëve, Kryetari i Kuvendit të Kosovës u tha deputetëve se paraditen e të martës do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të sapoformuar të Kosovës për të diskutuar për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për votimin për Presidentin e ri të Kosovës dhe Kryeministrin. Sipas kryeparlamentarit Krasniqi, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet paradite, dhe do të vendosë për seancën plenare të jashtëzakonshme e cila do të zhvillohet po të martën në orët e pasdites.

Ndërkohë, lajmin për dërgimin e një kërkese e ka pohuar edhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, i cili nënvizoi se kanë deponuar një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për ditën e martë, në orën 15.00 me lajtmotiv votimin e Presidentit dhe Qeverisë së Kosovës.

Kuçi ka theksuar gjithashtu se PDK pajtohet me qëndrimin e Kuvendit të Kosovës, pasi sikundër tha Kuçi, PDK është ithtare e respektimit të Kushtetutës.

Në seancën e parë të Kuvendit të ri të Kosovës u betuan edhe deputetët e rinj të cilët dolën nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në Kosovë. Ndërkohë po sot pas rikonfirmimit në krye të Kuvendit të Kosovës të Jakup Krasniqit me 90 vota pro, 17 kundër e 3 abstenime, u zgjodhën edhe nënkryetarët e Kuvendit si Xhavit Haliti i PDK-së, Sabri Hamiti nga LDK dhe Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa Petar Miletic dhe Enis Kervan u zgjodhën si nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës si përfaqësues të partive të komuniteteve.

mit/NOA

KOMENTE