English

Lajme mbi smartphon-in e ri HTC

Gjermani, 21 Shkurt NOA - Kanë mbërritur të dhënat e para për smartphon-in e ri HTC Desire S dhe HTC Incredible S. Për sa i përket HTC Desire S, disa agjentë anglezë kanë bërë të ditur se ai do të lançohet në gjysmën e muajit prill me një çmim prej 420-430 sterlinash. Kuota analoge dhe për tregun gjerman, ku ende nuk kanë mbërritur të dhëna mbi datën e lançimit. Gjithmonë në tregun gjerman, një shitës tepër i rëndësishëm online ka parashikuar një çmim lançimi prej 519 eurosh, çuditërisht një diferencë minimale, duke pasur parasysh ekranin më të gjerë dhe kamerën më të performuar, kjo krahasuar me HTC Desire S.

r.b/NOA

KOMENTE