Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Libia në flakë, 250 të vdekur nga bombardimet ajrore në Tripoli
English

Libia në flakë, 250 të vdekur nga bombardimet ajrore në Tripoli

Tripoli, 21 shkurt 2011, NOA – Në ditën e shtatë të revoltës popullore në qytetet e Libisë kundër regjimit të Gheddafit, edhe kryeqyteti libian, Tripoli ndodhet nën flakët e zjarrit e në prag të luftës civile. Në qendër të kryeqytetit Tripoli është në duart e protestuesve selia e Televizionit shtetëror, ndërkohë që ndërtesa të tjera janë përfshirë nga flakët. Deri më tani bilanci i viktimave ka mbërritur në 233, një shifër që publikohet nga aktivistë të të drejtave të njeriut “Human Rights Watch” për rrjetin BBC.

BBC bën të ditur se OKB dhe Bashkimi Europian i kanë bërë thirrje autoriteteve të LIbisë të ndalin forcën ndaj protestuesve, pasi sikundër thonë autoritetet e e OKB-së e BE-së Libia është në fillim të luftës civile.

Por duket se regjimi i Ghedgafit nuk ka të ndalur para popullit protestues.

Sipas agjencive ndërkombëtare bëhen edhe më të shpeshta zërat që tregojnë për një arrati të Gheddafit përdrejt Venezuelës, apo Karakasit.

Ndërsa sikundër mësohet Brukseli ka përgënjeshtruar zërat se Gheddafi mund të ketë kërkuar azil në belgjikë.

Televizioni satelitor arab Al Jazira raportoi më herët se forcat ajrore të Libisë kanë bombarduar kryeqytetin Tripoli duke vrarë 250 persona.

Një protestues libian në Tripoli, i cili nuk donte të identifikohej i përshkroi për BBC-në protestat e mesnatës së kaluar si fitoren ndaj regjimit.

Por sipas BBC-së duket se populli libian është ende i frikësuar të dalë masivisht nga shtëpitë për të protestuar kundër regjimit të Gheddafit.

mit/NOA

KOMENTE