English

Liverpool mendon për Afellay

Angli, 21 Shkurt NOA - Ibrahim Afellay me sa duket është lodhur pa filluar mirë aventurën e tij me skuadrën e Barcelonës. Sipas shtypit holandez 24-vjeçari, nuk është i lumtur si pasojë e hapësirës së vogël që gjen në këtë ekip. Situata e krijuar me talentin e Barçës, duket se ka intriguar shumë klube të tjera të cilat menjëherë janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e tij. Emri kryesor është ai i anglezëve të Liverpulit. Sipas shtypit holandez, skuadra e “The Reds” është e gatshme për të ofruar një shumë për më shumë se 10 milionë euro në drejtim të Barcelonës për Afellay, i cili është marrë nga kjo skuadër vetëm për 2 milionë.

r.b/NOA

KOMENTE