Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në Myanmar zbulohet majmuni që i ngjan Michael Jackson dhe teshtin kur bie shi
English

Në Myanmar zbulohet majmuni që i ngjan Michael Jackson dhe teshtin kur bie shi

Birmani, 20 Shkurt NOA- Gjitari në foto është një lloj i ri i majmunit hundëçip zbuluar kohët e fundit në Birmani. Zbulimi u bë nga shkencëtarët që punojnë për Faunën dhe Florën.

Sipas shkencëtarëve karakteristikat e tij ndryshojnë nga llojet e tjera të majmunëve të njohur si hundëçip.

Kafsha e çuditshme është pak më shumë se 60 cm dhe ka një bisht shumë më të gjatë se gjithë trupi i saj, ka qime të zeza, buzë të dala dhe të gjëra. Vrimat e hundës së tyre mbushen me ujë kur bie shi, duke provokuar te ato teshtitjen.

Që nga zbulimi i tij është bërë specia më e madhe në botë me hundë të shtypur. Kafsha shkencërisht quhet Rhinopithecus Strykeri (Rhinopithecus i referohet këtij lloji majmuni hundëçip, ndërsa Stryker është emri i një prej mbështetësve të projektit) dhe është gjetur në një zonë 3000 metra mbi nivelin e detit në pyjet e Mianmar. Mark Rose nga “Fauna dhe Flora Ndërkombëtare”, thotë: "Kjo kafshë ka qenë gjithmonë shumë afër qytetërimit njerëzor, por nuk ka qenë zbuluar kurrë për shkak të kushteve të vështira në zonën në të cilën jeton. Do ishte një rrezik serioz nëse kafsha do të ishte zhdukur pa u zbuluar ".

Fauna dhe Flora Ndërkombëtare ka deklaruar se ka më pak se 300 nga këto majmunë. Si të tillë, ato janë klasifikuar globalisht të rrezikuar dhe drejt shfarosjes. Lloje të tjera të majmunit hundëçip janë gjetur në disa zona të Kinës dhe Vietnamit , por deri tani nuk ka pasur raporte të këtyre kafshëve në Birmani.

Këto majmunë i kalojnë ditët me shi me kokën ulur midis gjunjëve për të shmangur depërtimin e ujit në vrimat e hundës.

Ky majmun i çuditshëm u bë menjëherë i njohur për veprimet e tij të pazakonta, mjekrën e tij të bardhë dhe ngjashmërinë ekstreme me Mbretin e Popit Michael Jackson.

a.e./NOA

KOMENTE