English

Plaçkitet vetëm për 5 dollarë

Nju Jork, 21 Shkurt NOA - Një grua 96-vjeçare është plaçkitur nga një agresor në Nju Jork, i cili arriti të merrte vetëm pesë dollarë. Plaçkitja ka ndodhur në lagjen Queens. Keqbërësi është fotografuar nga një video-kamera, e cila ishte e instaluar në ashensorin ku jeton gruaja. Policia në Nju Jork ka bërë publike imazhet e agresorit, një afro-amerikan rreth të dyzetave i veshur me të zeza, në shpresën për të vazhduar hetimet.

r.b/NOA

KOMENTE