Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pushkët e qeverisë
English

Pushkët e qeverisë

Saliu duhet të largohet sepse pushkët e qeverisë kanë vrarë qytetarë dhe njëzet vjet pas rënies se diktaturës, për hapjen e zjarrit të pushkës mbi popullin në demonstratë, nuk ka vetëm një përgjegjësi ligjore në fund të një hetimi e gjykimi për atë që gjuan, po në krye të herës në radhën më të parë ka një përgjegjësi politike për ata që qeverisin

Nga Edi Rama

Në njëzetë shkurtin e njëzetë pas rrëzimit të monumentit të diktatorit komunist, Shqipëria pa mitingun e radhës të pushtetit kundër opozitës dhe dëgjoi të sharat e radhës që një njeri i diktaturës së vjetër të komunizmit u bëri opozitarëve, në emër të diktaturës së re të korrupsionit. Njësoj si njëzetë vjet më parë. Edhe për këtë Saliu duhet të largohet. Ja pse demonstratat do të vazhdojnë edhe më të fuqishme. Paqësisht por vendosmërisht.

Pasi vodhi zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë dhe vrau për të vazhduar të vjedhë, Saliu i këndoi dje dhunës së regjimit të kusarisë përpara një turme të mbledhur nga të katër anët e vendit me listat e administratës shtetërore. Njësoj si njëzet vjet më parë. Edhe për këtë Saliu duhet të largohet. Ja pse demonstratat popullore do të vazhdojnë edhe më të fuqishme. Paqësisht por vendosmërisht.

I frikur deri në palcë nga zullumi që ka trashur duke vjedhur e duke vrarë për të vazhduar të vjedhë, Saliu bërtiti dje përsëri pa thënë dot asgjë tjetër përveç kërcënimeve që ia bën opozitës për ti dëgjuar vetë dhe marrë kurajë për të ndenjur në këmbë. Njësoj si njëzetë vjet më parë. Edhe për këtë Saliu duhet të largohet. Ja pse demonstratat popullore do të vazhdojnë edhe më të fuqishme. Paqësisht por vendosmërisht.

Saliu duhet të largohet sepse njëzetë vjet pas rënies së monumentit të diktatorit të vjetër, pushteti i tij është një monument i dhunës, kusarisë e presionit, që e pengon Shqipërinë të zhvillohet dhe varfëron e papunëson përditë shqiptarët. Njësoj si njëzetë vjet më parë një monument i shëmtuar e keqndjellës i ka zënë këtij populli rrugën e mirëqenies. Ja pse demonstratat popullore do të vazhdojnë edhe më të fuqishme. Paqësisht por vendosmërisht.

Saliu duhet të largohet sepse shqiptarët s’mund të mbajnë njëzet vjet pas rënies së diktaturës së shtetëzimeve, një diktaturë kusarësh që grabisin në dy muaj 1280 pasuri të Shqipërisë. Ja pse demonstratat popullore do të vazhdojnë edhe më të fuqishme. Paqësisht por vendosmërisht.

Saliu duhet të largohet sepse pushkët e qeverisë kanë vrarë qytetarë dhe njëzet vjet pas rënies se diktaturës, për hapjen e zjarrit të pushkës mbi popullin në demonstratë, nuk ka vetëm një përgjegjësi ligjore në fund të një hetimi e gjykimi për atë që gjuan, po në krye të herës në radhën më të parë ka një përgjegjësi politike për ata që qeverisin. Saliu dhe Luli dhe e tërë kjo qeveri e kthyer në një regjim vrastar kusarie duhet ta mbajë këtë përgjegjësi politike. Dhe populli duhet të zgjedhë lirisht, me zgjedhje të reja, të lira dhe të ndershme, një qeveri të njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit. Ja pse demonstratat popullore do të vazhdojnë edhe më të fuqishme. Deri në largimin e qeverisë.

KOMENTE