Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Mitingu i PD, kundër opozitës
English

Rama: Mitingu i PD, kundër opozitës

Tiranë, 21 shkurt, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama tha sot në një konferencë për mediat se mitingu i djeshëm i Partisë Demokratike ishte një tubim kundër opozitës.

Kryetari i PS-së i quajti turmë qytetarët e mbledhur dje në mitingun e PD-së, duke theksuar se kanë ardhur nga rrethet me listat e administratës.

“Dëgjuam dje të sharat radhës që kryeministri bëri në emër të diktaturës së korrupsionit. Ja pse demonstratat do të vazhdojnë edhe më shumë. Saliu i këndoi dhunës përpara një turme të mbledhur nga katër anët e vendit me listat e adeministratës, ja pse demonstratat do të vazhdojnë”, tha sot Rama.

Ai akuzoi kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm për vrasje dhe deklaroi se demonstratat do të vazhdojnë.

“Berisha duhet të largohet sepse 20 vjet pas rënies së bustit, pushteti i tij është një pushtet i dhunës dhe vjedhjes. Ai duhet të largohet se shqiptarët nuk mund të mbajnë 20 vjet pas rënies së bustit, një diktaturë kusarësh. Ai duhet të largohet se pushkët e qeverisë kanë vrarë qytetarë. Saliu, Luli dhe e tërë kjo qeveri e kthyer në një regjim vrastar duhet ta mbajë këtë përgjegjësi politike”, tha Rama.

a.k/NOA (Vijon...)

KOMENTE