Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sillni një ndryshim nëpërmjet programit “Bota e Ndryshimit”
English

Sillni një ndryshim nëpërmjet programit “Bota e Ndryshimit”

Fondacioni Vodafone Albania hap raundin e aplikimeve për programin e “Bota e Ndryshimit” - 2011

Tiranë, 21 shkurt 2011 NOA - Që prej ditë së hënë 21 Shkurt 2011, Fondacioni Vodafone Albania ka shpallur të hapur raundin e aplikimeve për programin e “Bota e Ndryshimit” për vitin 2011. Ky është viti i katërt i aplikimit të

këtij programi në Shqipëri.

Programi ”Bota e Ndryshimit” është një iniciativë unike bamirësie që është ndërmarrë nga Fondacionet Vodafone anembanë globit.

Ky program bazohet në konceptin sipas të cilit, individët si dhe organizatat që i mbështesin ata duhet të zbulojnë në pasionin e tyre se çfarë ndryshimi mund të sjellin në jetën e njerëzve në nevojë.

Aplikantit që shpallet fitues i jepet mundësia të punojë maksimalisht për 1 vit në një organizatë të përzgjedhur prej vetë tij/saj, ku paga dhe shpenzimet operative për përmbushjen e detyrave të saj/tij gjatë vitit mbulohen nëpërmjet programit “Bota e Ndryshimit” të Fondacionit Vodafone Albania

Aplikimi në programin “Bota e Ndryshimit” i jep gjithkujt një mundësi unike për të sjellë një ndryshim të prekshëm.

Cilido që ka pasionin dhe dedikimin e duhur si dhe zotëron aftësitë, njohuritë dhe cilësitë e nevojshme për të bërë një ndryshim të vërtetë, ka tashmë një mundësi reale përmes aplikimit në këtë program.

Informacione të hollësishme si dhe formulari i aplikimit në programin “Bota e Ndryshimit” gjenden duke vizituar www.vodafone.al/foundation.

Ndërkohë, Fondacioni Vodafone Albania është duke ndërmarrë në dy javët në vijim një tur takimesh informuese dhe sensibilizuese mbi programin Bota e Ndryshimit në qytetet Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Durrës, Berat, Fier, Vlorë, Lezhë, Kukës, Shkodër, Tiranë, Burrel dhe Rrëshen.

Kontaktoni foundation.al@vodafone.com për të mësuar datën dhe orën kur Fondacioni do të vizitojë qytetin apo zonën tuaj.

KOMENTE