English

Ambasada e SHBA: Mashtrime me Lotarinë Amerikane

Tiranë, 22 Shkurt 2011 NOA - Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë paralajmëron për tentativa mashtrimi me Vizat e Shumëllojshmërisë (DV).

Nëse keni marrë postë elektronike (e-mail) që ju lajmëron se aplikimi juaj për programin e DV-së ka qenë i suksesshëm dhe ju kërkohet që të dërgoni para në emër të një individi apo biznesi, ju mund të bëheni viktimë e një mashtrimi nëse i përgjigjeni atij e-maili.

Në vitet e mëparshme, kandidatët e suksesshëm të DV-së njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore Kentucky (QKK), nëpërmjet postës me letër - jo me e-mail – dhe u jepeshin udhëzime se si të vazhdonin hapin e ardhshëm të atij procesi.

Qendra Konsullore Kentucky nuk do t'ju kërkojë kurrë të dërgoni para, - sqaron ambasada e SHBA. Nëse keni aplikuar për DV-2012, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të bëhet online duke filluar nga data 1 Maj 2011 në faqen e internetit http://www.dvlottery.state.gov/, nëpërmjet opsionit Kontroll i Statusit të Aplikimit (Entry Status Check).

Kjo është E VETMJA mënyrë në të cilën ju do të merrni njoftim mbi statusin e aplikimit tuaj. Nëse jeni përzgjedhur, atëherë duhet t’i përgjigjeni udhëzimeve të njoftimit që mundësohet nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit.

Procesimi i rastit tuaj do të fillojë vetëm pasi t’i jeni përgjigjur Kontrollit të Statusit të Aplikimit.

Në këtë pikë, ju mund të merrni komunikim me e-mail direkt nga Qendra Konsullore Kentucky (QKK), e cila mund t’ju informojë për të shqyrtuar Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informace të reja në lidhje me aplikimin tuaj.

Por QKK-ja kurrë nuk do t'ju informojë përpara kësaj pike dhe ajo kurrë nuk do t'ju kërkojë t’i dërgoni para.

Nëse merrni një email që ju duket të jetë një njoftim mashtrues DV-je, ne kërkojmë që ju ta dërgoni në adresën e postës elektronike në TiranaUSConsulate@state.gov. Ambasada po ashtu sugjeron të lexoni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit në adresën e internetit: http://travel.state.gov/visa/immigrants/types/types_1749.html rreth skemave të mashtrimeve me Vizat e Shumëllojshmërisë dhe Paralajmërimin e Komisionit Federal të Tregtisë në adresën e internetit: http://www.ftc.gov/bcp/edu/pubs/consumer/alerts/alt003.shtm

e.t/NOA

SHENIM: NE DITET NE VAZHDIM NOA DO TE PUBLIKOJE DOKUMENTE DHE EMRA KONKRETE TE ABUZIMI ME LOTARI DHE SKEMA TE TILLA QE PREMTOJNE EMIGRIM NE SHBA DHE SHUMA TE MEDHA PARASH

KOMENTE