Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2011 > Lajmet e datës 22 Shkurt 2011
 

Kabineti i ri i Kosovës, emrat e ministrave

Prishtinë, 22 shkurt 2011, NOA- Kabineti i ri qeveritar i Kosovës, i cili u votua pak më parë me 65 vota pro dhe 1 kundër në mungesë të opozitës, do të përbëhet nga personalitete me peshë në politikën Kosovare.

Gjatë fjalës së tij, tashmë si Kryeministër i rizgjedhur në mandatin e dytë të tij, Hashim Thaçi u shpreh se, për Kosovën u hap një kapitull i ri, ai i Kosovës Europiane.

Po sot u zgjodh edhe Presidenti i vendit Behxhet Pacolli, i cili mori një shumicë të thjeshtë votash me 62 vota pro, vetëm në raundin e tretë të votimeve.

Kabineti i ri qeveritar i Kosovës:

President –Behxhet Pacolli

Kryeministër- Hashim Thaçi

Ministre e Integrimit- Vlora Çitaku

Ministër i Drejtësisë- Hajredin Kuçi

Ministër i Ekonomisë - Besim Beqaj

Ministre e Tregëtisë- Mimoza Kusari (Lila)

Ministër i FSK-së- Agim Çeku

Ministër i Shëndetësisë- Ferid Agani

Ministër i Brendshëm- Bajram Rexhepi

Ministër i Kulturës- Memli Krasniqi

Ministër i Pushtetit Lokal- Slobodan Petroviç

Ministër i Arsimit- Ramë Buja

Ministër i Transportit- Fehmi Mujota

Ministër i Ambientit- Dardan Gashi

a.y/NOA

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.