English

Populli doli vetë, SHBA nuk dha ndihmë

“Shumë ditë të vështira na presin përpara, por ato do ta bëjnë më të lehtë falë asaj që i mbajti në këmbë rininë egjiptiane gjatë dy javëve të kaluara. Duke qenë kaq shumë egjiptianë krenarë me lindjen e lirisë së tyre përgjithësisht paqësore – t’i dëgjoje ata duke i thënë njëri-tjetrit me rrugë të ndryshme, “jam dikush” – ishte të dëshmoje njëri prej triumfeve të mëdha të shpirtit njerëzor”...

Nga Thomas Friedman

Më në fund, Presidenti Obama dha një kontribut tejet të rëndësishëm, ndonëse të paqëllimshëm, për revolucionin demokratik në Egjipt. Për shkak se ekipi i Obamës kur nuk e gjeti zërin e nevojshëm për të mbështetur në tërësi revolucionin në sheshin “Tahrir”, deri kur ai përfundoi, populli në atë shesh tani e di një element të rëndësishëm: Ata ia dolën vetë. Kjo ka rëndësi shumë të madhe. Një nga brohoritjet më me ndikim që dëgjova në shesh të premten mbrëma ishte: “Populli bëri që regjimi të largohej”. 
Kjo ndjenjë e fuqisë dhe e autenticitetit – populli ia doli vetë – e hap mundësinë që lëvizja pro demokracisë në Egjipt të jehojë në tërë rajonin. Dhe, në rast se autokratët e tjerë nuk e kanë kuptuar, lërmëni t’ua përcjell edhe brohoritjen tjetër që më mbeti në kujtesë, pas dorëheqjes së Presidentit Hosni Mubarak. Ajo i drejtohej diktatorit fqinj, kolonelit Muammar el-Qaddafi të Libisë dhe tingëllonte kësisoj: “Ne nuk do të largohemi derisa Qaddafi të largohet nga pushteti”. Tung Tripoli! Ke thirrje nga Kajro. Gjërat tani mund të bëhen interesante – për të gjithë autokratët e rajonit.

Demokratët e rinj të Egjiptit sapo ia kanë nisur. Deri më tani lëvizja demokratike në botën arabe ka qenë e kufizuar në çlirimin amerikan të Irakut, i cili, për shkak se kryesohej nga SHBA-ja, nuk ka mundur të përdoret si model. Nëse Egjipti mund të bëjë tranzicion drejt demokracisë, të udhëhequr nga të rinjtë dhe nën mbrojtjen e forcave të armatosura, atëherë kujdesuni. Porosia që po vjen nga Egjipti është: ne provuam naserizmin; provuam islamizmin; dhe tani po provojmë demokracinë. Por jo demokracinë e importuar nga Britania ose të deleguar nga Amerika – demokraci të marrë, të dëshmuar dhe të lindur në sheshin “Tahrir”.

Kjo do të rezonojë në mesin e të gjithë arabëve – dhe në Iran.
Njerëzit shqetësohen se megjithatë, ushtria egjiptiane do t’ia zërë frymën lëvizjes demokratike në zgjim të saj. Personalisht, lidershipi ushtarak është i frikësuar paksa nga rinia e frymëzuar nëpërmjet “Twitterit”. Lëvizja demokratike që u shfaq në sheshin “Tahrir” është si një tigër që ka jetuar për tridhjetë vjet në një kotec. Duke qenë se kam shikuar këtë lëvizje, ka dy gjëra që do të thosha për këtë tigër. E para është se secili që do të mundohet të kthejë brenda do t’ia hajë vetes kokën. Dhe e dyta, secili që do të mundohet që t’i grahë tigrit për interesa të veta të ngushta, jo për të mirën e Egjiptit, do ta pësojë edhe vetë. Në Iran, ditën tjetër, u lëshua një deklaratë në nxitje të rinisë në sheshin “Tahrir” për të bërë një “revolucion islamik” dhe ishte pikërisht “Vëllazëri Myslimanë” që ia tha Iranit se kishte humbur rrugën, pasi lëvizja demokratike ishte panegjiptiane dhe nuk njihte dallimet ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve.

Por tani ja ku kemi pikëpyetjen e madhe në Egjipt: A mund kjo lëvizje demokratike e prirë nga rinia të marrë pushtetin dhe energjinë që shfaqi në sheshin “Tahrir”, ku gjithçka ishte fokusuar në një qëllim të vetëm – shporrjen e Hosni Mubarakut – dhe shndërrimin e vendit në një demokraci, me një Kushtetutë të re, sistem multipartiak dhe një palë zgjedhje të lira demokratike sipas modeleve të kohës? Këtu, fuqia e lëvizjes – fakti që përfaqësonte çdo fraksion, çdo segment dhe çdo klasë të shoqërisë egjiptiane – është po ashtu edhe ana e saj e dobët. Ende nuk ka pranuar platformë politike ose lidershipi.
“Është themelore që lëvizja demokratike tani formon lidershipin e saj dhe shtron vizionin dhe prioritetet e saj, të cilat do të mund ta mbanin edhe qeverinë. Ndryshe, e gjithë kjo përpjekje do të shkojë poshtë”, ka vërejtur Rachid Mohamed Rachid, ish-ministër liberal i Tregtisë dhe i Industrisë, i cili nuk ka pranuar të shërbejë në kabinetin e Mubarakut para shpërthimit të revoltës. “Ata duhet të kenë një vizion çfarë edukimi egjiptian duhet të ketë, për politikën agrokulturore dhe të të drejtave të njeriut. Duke hequr qafe Mubarakun nuk ishte shpresa e vetme. Qëllimi kryesor është të kemi një Egjipt të ri”.
Qëkur ka filluar revolta, Amerika, Izraeli dhe Arabia Saudite dukej se shpresonin se kishte dy zgjidhje – një e quajtur “stabilitet” që në njëfarë forme do të përfshinte edhe Mubarakun, dhe tjetra e quajtur “destabilitet”, e cila ishte preferuar të shmangej. Le ta shtrojmë këtë sa më shtruar që mundemi: Këtu në Egjipt, stabiliteti ka lënë ndërtesën. Për këtë unë them kështu: çlirim i mirë. Ose siç ka thënë Ahmed Zewail, egjiptiano-amerikani fitues i “Nobelit” për kimi, “Egjipti ishte stabil gjatë tridhjetë viteve të kaluara, sepse nuk kishte vizion, asnjë aspiratë dhe po ‘stagnonte’. Një stabilitet i ngjashëm nuk do të mund të humbej.
Kjo është arsyeja se pse Egjipti sot para vetes ka vetëm dy rrugë dhe të dyja janë të paqëndrueshme. Një është se kjo lëvizje demokratike çapitet dhe Egjipti kthehet në një Pakistan të zemëruar, sikur në kohën e drejtuar nga gjeneralët. Dhe tjetra është domosdo e paqëndrueshëm, ngritje dhe rënie demokracie, që përfundojnë me një Egjipt stabil si Indonezia dhe Afrika Jugore.

Ky do të jetë i vështirë. Shumë ditë të vështira na presin përpara, por ato do ta bëjnë më të lehtë falë asaj që i mbajti në këmbë rininë egjiptiane gjatë dy javëve të kaluara. Duke qenë kaq shumë egjiptianë krenarë me lindjen e lirisë së tyre përgjithësisht paqësore – t’i dëgjoje ata duke i thënë njëri-tjetrit me rrugë të ndryshme, “jam dikush” – ishte të dëshmoje njëri prej triumfeve të mëdha të shpirtit njerëzor

NOA

KOMENTE