Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Qeveria Berisha, bandë kusarësh që vendin e ka ballë drejtësisë
English

PS: Qeveria Berisha, bandë kusarësh që vendin e ka ballë drejtësisë

Tiranë, 22 shkurt 2011, NOA – Deputeti i Partisë Socialiste ka akuzuar sot qeverinë e kryeministrit Berisha si një bandë kusarësh që sundon mbi qytetarët shqiptarë pasi u ka vjedhur votat dhe të drejtën për të zgjedhur qeverinë që meritojnë. “Mjafton të shohësh se cilët janë njerëzit e regjimit që sundon mbi shqiptarët për të kuptuar se ky entitet që drejton Sali Berisha në fakt nuk e ka vendin në Këshillin e Ministrave, por përpara drejtësisë duke u përballur me ligjin për aferat, korrupsionin e skandalet që nuk kanë të sosur”, deklaroi deputeti Balla. “Në majë të kësaj piramide korrupsioni, vjedhje e vrasjesh qëndron kapobanda i vërtetë i regjimit të sotëm, Sali Berisha mbi të cilin rëndojnë plot 32 e dy jetë të humbura, duke filluar me 26 jetëhumburit e Gërdecit, me kolegun tonë te ndjerë socialist Fatmir Xhindi e kryekomunarin e ndjerë Remzi Veseli, e duke përfunduar me katër jetët që mori me plumbat e Gardës Republikane. Sali Berisha që bekon çdo vjedhje e vrasje për të mbrojtur vjedhjet e për të vazhduar vjedhjet”, tha në një konferencë për shtyp deputeti i Partisë Socialiste.

Ai e akuzoi kryeministrin se po vjedh e pasuron oborrin në kurriz të 1 milion të papunëve dhe të më shumë se 500 mijë të varfërve.

Duke ilustruar konkretisht akuzat e tij deputeti socialist mori si shembull disa nga anëtarët e qeverisë Berisha, të cilët janë tërësisht të zhytur sipas tij në llumin e korrupsionit.

“Ministri i Brendshëm i këtij regjimi është një njeri dy herë në kërkim: njëherë për një vjedhje përmasat e së cilës do të linin me gojëhapur cdo kleptokrat në botë, dhe së dyti për vrasje të protestuesve të pafajshëm. Plot 230 milion euro u ka vjedhur Lulzim Basha shqiptarëve me një dorë, dhe 4 shqiptarë të pafajshëm u vranë po nga Lulzim Basha sepse protestonin kundër hajdutërisë e kusarisë të regjimit ku ai bën pjesë”, akuzoi deputeti i PS-së.

Ai risolli në vëmendje dhe akuzat ndaj zëvendës drejtorit të përgjithshëm të policisë, Agron Kuliçaj i cili është ende nën akuzë për kontrabandën e naftës virgin, duke theksuar se “A është parë e dëgjuar diku në botën demokratike një drejtues policie nën akuzë për kontrabandë?”.

“Ilir Meta, ish zëvendëskryeministri dhe aleati kryesor i koalicionit të turpit që sundon sot Shqipërinë është majmur nga korrupsioni i politikës së kthyer në biznes, por ka ende fytyrë të bëjë fushatë elektorale e të kërkojë vota edhe pasi shqiptarët e panë me zë e me figurë duke premtuar plot 700 mijë euro në këmbim të licencave e favoreve”, tha deputeti Balla.

Ndërkaq sipas Ballës edhe “Ministri i Financave është kthyer sot në një perandori financiare më vete me milionat e fituara duke u shitur shqiptarëve si frëngut pulën kasat fiskale të kompanive pas të cilave qëndron ai vetë”.

“26 jetë mori Fatmir Mediu në bashkëpunim me Shkëlzen Berishën dhe u shpërblye për këtë krim makabër me një vend në regjimin e kusarisë”, nënvizoi deputeti socialist.

Ndërkohë ai solli në vëmendje se Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e ka kthyer familjen në një superfuqi energjetike, duke u dhënë kunetërve të saj liçenca hidrocentralesh.

Në tjetër kampion korrupsioni i qeverisë Berisha është edhe Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, të cilin sikundër tha Balla, shqiptarët duhet ta falenderojnë për çmimet e larta të ilaçeve, që po e bëjnë atë milioner me paratë e taksave të tyre përmes kompanisë Megapharma.

Deputeti socialist theksoi gjithashtu se edhe Genc Ruli, i cili ia ka dalë të përfitojë me aferat e tij të panumërta, si me privatizimin e ekspozitës, me liçencat e konçesionet për hidrocentrale dhe me kontratat koncesionare të minierave të Bulqizës.

mit/NOA

KOMENTE