Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pse nuk e votojmë Pacollin
English

Pse nuk e votojmë Pacollin

Prishtinë, 22 shkurt 2011, NOA – Behgjet Pacolli publikisht e ka deklaruar se shikon kah Serbia dhe qëndron me shpinë kah Shqipëria. Pra, është saktësisht e kundërta e vullnetit politik të popullit të Kosovës dhe e programit të Vetëvendosjes. Por është e njëjta anë e së njëjtës medalje që quhet Hashim Thaçi. Edhe ky ka treguar një vullnet të pashoq që të negociojë me Serbinë ndërkohë që me politikën dhe projektet e tij gjatë qevrisjes ka mëtuar të na shkombëtarizojë dhe të na largojë sa më shumë nga Shqipëria. Këta të dy janë në anën e kundërt të asaj se çka synon populli ynë dhe për çka është përpjekur ai.

Nga Vetëvendosja

Ne nuk do ta votojmë Behgjet Pacollin për Kryetar të Republikës.

Konsiderojmë që ai është i papërshtatshëm edhe politikisht edhe

personalisht për të shërbyer si president i vendit.

Behgjet Pacolli, si kryetar i AKR-së dhe njëkohësisht deputet i

Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar, ka qenë i pranishëm, së

bashku me shumë të tjerë, në të gjitha ato momente kur ky Kuvend

miratonte ligje të Planit të Ahtisaarit, pa debat e në mënyrë të

përshpejtuar jodemokratike, dhe aprovonte flamuj shkombëtarizues e

himne pa tekst. Gjatë tërë kësaj kohe as Pacolli, e as partia e tij, nuk e kanë bërë as kundërshtimin më të vogël ndaj kësaj mënyre absolutisht jopolitike dhe jodemokratike të funksionimit të Kuvendit. Ky moskundërshtim e bën Pacollin dhe të tjerët si ai, një njeri

joparimor, që nuk e çanë kokën fare për zhvillimin politik të vendit.

Pra, që e çan kokën vetëm për interesat e ngushta personale.

Behgjet Pacolli, dhe AKR-ja e tij, gjatë tërë legjislaturës së kaluar

kanë funksionuar më shumë si shërbim i Hashim Thaçit dhe i qëllimeve

të tij politike, se sa si opozitë çfarë formalisht ishte. Tërë qenia politike e Behgjet Pacollit në institucionet e Kosovës na është paraqitur si vazhdimësi e mendësisë dhe praktikës politike të Hashim Thaçit.

Pacolli e ndihmonte politikisht Thaçin, e Thaçi e shpërblente

Pacollin me tendere (p.sh. Pacolli i mori nga Thaçi 15 milionë euro

për renovimin e Pallatit të Shtypit). Ishte ky Pacolli ai që ia mundësoi Hashim Thaçit zgjedhjet e jashtëzakonshme në një mot të keq,

zgjedhje këto të përshpejtuara dhe të organizuara si mos më keq, në

momentin kur Thaçi, i dëshironte këso zgjedhjesh por nuk dëshironte që

t'i shkaktonte ato vet. Kjo ndodhi me 2 nëntor të vitit të kaluar.

Thaçit i nevojitej një Pacoll dhe një AKR që e inskenojnë mocionin e

mosbesimit në mënyrë që ai të arsyetohej se rrëzimin e qeverisë po e

bën Kuvendi e jo ai vet. E tash Thaçi po ia shpërblen këtë ndihmë

Pacollit me kandidimin e tij për Kryetar vendi.

Ky duet politik Thaçi-Pacolli janë të përkyer për njëri tjetrin. Njëri

e përdor politikën për t'u pasuruar, ndërkohë që tjetri e përdor

pasurinë për t'u bërë politikan. Meqenëse asnjëri prej tyre nuk janë

në politikë për të mirën e Kosovës, këta të dy së bashku janë e keqja

e Kosovës në rrafshin politik e ekonomik.

Ky koalicion i arritur tash

së fundi, ku pjesa më e rëndësishme e pazarit është posti i kryetarit

të vendit, është koalicion i negociatave me Serbinë dhe koalicion i

vazhdimit të privatizimit shumë të dëmshëm të ndërmarrjeve publike dhe

keqpërdorimit të parasë publike.

Dikush mund të thotë se këtë duhet ta

shohim në vazhdim, mirëpo përvoja që e kemi pasur me këta dy persona

dhe deklarimet e tyre publike na tregojnë qartë se asgjë nuk ka

ndryshuar.

Negociatat me Serbinë janë të padrejta për Kosovën, të

dëmshme për të tashmen e saj, të rrezikshme për të ardhmen e saj dhe

gjithsesi të pabarabarta. Ato do ta thellojnë edhe më tutje ndarjen e

brendshme të Kosovës në vija etnike, duke e avansuar dhe forcuar

përmes legalizimit ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë, ndërkohë që

privatizimi e projektet tjera kapitale të qeverisë së kaluar e të

këtij koalicioni që po na paraqitet këtu, do ta vazhdojë stërkeqjen

dhe mjerimin ekonomik e social ku na kanë katandisur. Dhe për të

gjitha këto do të jenë përgjegjës Thaçi e Pacolli, dhe të gjithë të

tjerët si ata.

Behgjet Pacolli publikisht e ka deklaruar se shikon kah Serbia dhe

qëndron me shpinë kah Shqipëria. Pra, është saktësisht e kundërta e

vullnetit politik të popullit të Kosovës dhe e programit të

VETËVENDOSJE!-s. Por është e njëjta anë e së njëjtës medale që quhet

Hashim Thaçi. Edhe ky ka treguar një vullnet të pashoq që të negociojë

me Serbinë ndërkohë që me politikën dhe projektet e tij gjatë

qevrisjes ka mëtuar të na shkombëtarizojë dhe të na largojë sa më

shumë nga Shqipëria. Këta të dy janë në anën e kundërt të asaj se çka

synon populli ynë dhe për çka është përpjekur ai.

Pacolli sukesin më të madh afarist e ka arritur në marrëdhëniet e tij

me Rusinë. Pacolli është pasuruar në Rusi, ndërkohë që e njëjta Rusi

synon ta fuqizojë Serbinë. Serbia si shtet ia ka borxh tërë

ekzistencën e saj politike Rusisë, e Rusia është kundërshtari më i

madh aktual e historik i së drejtës së shqiptarëve për vetëvendosje.

Pacolli është biznesmen. Prandaj marrëveshja e tij për koalicion është

vetëm pazar, dhe nuk ka asgjë politike në të. Në këtë drejtim Pacolli

e ka blerë postin e Kryetarit. Si biznesmen që është ai tregoi

gadishmëri që t'i hyjë kësaj marrëveshje transakcioni pavarësisht

koston. Për të posti i Kryetarit duket të jetë një investim i

rëndësishëm nga i cili pret kthime të mira. Por biznismen është edhe

Thaçi. Ai e bleu Pacollin dhe AKR-në në mënyrë që ta sigurojë edhe për

ca kohë postin e kryeministrit. Edhe ky këtë e pa si investim dhe edhe

ky pret kthime nga ky investim.

Ne jemi të vetëdijshëm se çfarëdo

qoftë pazari dhe pavarësisht sa do të fitojnë këta dy persona nga ky

pazar, e tërë kjo marrëveshje afariste në fund do t'i faturohet

qytetarit të Kosovës. Do t'i faturohet si humbje e një pjese të

territorit në të cilën Serbia po e konsolidon pushtetin e saj; do t'i

faturohet si humbje e pasurisë kombëtare të cilat po tjetërsohen

përmes privatizimit; do t'i faturohet si tatim i paguar kot për shkak

se paraja publike do të keqpërdoret nga nënshkruesit e kësaj

marrëveshje; do t'i faturohet si stërkeqje politike për shkak se do të

sulmohet rëndë mundësia e zhvillimit të demokracisë në Kosovë.

Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që kanë institucionet, dhe për

momentin në të cilin gjendemi. Por jemi po ashtu të vetëdijshëm që

këtë gjendje e kanë sjellur Thaçi e Pacolli.

Sanimi i gjendjes nuk mund të vijë përmes shkaktarit të saj. Shkaku e kushtëzon gjendjen. E garantimi i jetëgjatësisë së shkakut është garantim i jetëgjatësisë së

pasojës së tij të cilën e jetojnë qytetarët përditë. Ne jemi kundër

kësaj gjendje të rëndë dhe kundër synimeve të Thaçit e Pacollit për ta

rënduar atë. Prandaj nuk do ta votojmë Pacollin.

*Deklarata e plotë e deputetit të Vetëvendosjes Visar Ymeri në Kuvendin e Kosovës

KOMENTE