Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ziona Chana, burri indian me 39 gra, 94 djem e vajza dhe 33 nipër e mbesa
English

Ziona Chana, burri indian me 39 gra, 94 djem e vajza dhe 33 nipër e mbesa

Indi, 22 Shkurt, NOA- Është në krye të një familje të madhe dhe i lutet Zotit që të jetë në gjendje ti japë mbështetje të afërmeve të tij.

Po flasim për Ziona Chana, nga Baktawng (Indi) i cili ka 39 gra, 94 djem dhe 33 nipër e mbesa. Familja Chana jeton në një shtëpi të ngjashme me një hotel me 100 dhoma, ku çdo anëtar i familjes jeton me të tjerët, duke përfshirë edhe gratë që flenë aty.

E gjithë familja është e organizuar si një ushtri. Detyrat dhe drejtimin e punëve brenda shtëpisë i janë besuar Zathiangi, gruas së madhe të tij.

Kur e gjithë familja ha darkë, gratë gatuajnë 30 pula, 60 kilogram patate dhe 100 litra supë për tu ushqyer të gjithë. Chana është gjithashtu kreu i një sekti ndjekësit e të cilit janë të lirë të kenë gra sa të duan.

Është interesante se si Chana organizon gratë e tij në lidhje me dhomat e gjumit. Grave të reja dhe më tërheqëse u janë dhënë dhomat afër me dhomën e gjumit të Chana-së, ndërsa më të moshuarat janë vendosur në pjesë të ndryshme të rezidencës.

"Unë e konsideroj veten si një njeri me fat. Jam burri i 39 grave dhe kreu i një familje të madhe", ka thënë Chana për mediat vendase.

67-vjeçari thotë se ka në plan të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara ku shpreson që të gjejë gra të tjera.

a.e./NOA

KOMENTE