Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha uron Pacollin: Suksese në misionin e lartë
English

Berisha uron Pacollin: Suksese në misionin e lartë

Tiranë, 23 shkurt 2011, NOA – Pasi uroi kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi për marrjen e detyrës, Kryeministri Sali Berisha i dërgoi sot një mesazh urimi edhe Presidentit të ri të Kosovës Behgjet Pacolli, i cili u zgjodh në krye të shtetit të Kosovës dje, në raundin e tretë të votimit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, duke marrë 62 vota, nga 61 që nevojiteshin për zgjedhjen e tij në këtë raund. Shefi i qeverisë shqiptare shkruan në telegramin e tij se “Zgjedhja Juaj në pozicionin e Presidentit të Kosovës më jep kënaqësinë e veçantë, që, në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, t’Ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta e miqësore për sukses në misionin e lartë e të rëndësishëm që keni përpara”. Kryeministri Berisha theksoi sakaq se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj kanë korrur arritje të mëdha historike gjatë kësaj periudhe.

Zoti Berisha shprehu besimin se Presidenti i ri i shtetit më të ri të Europës, do të sjellë një kontribut të ri në konsolidimin e mëtejshëm të këtyre arritjeve dhe në shndërrimin e Kosovës në një faktor edhe më të rëndësishëm paqeje e stabiliteti, por edhe në një vend promovues të miqësisë e të bashkëpunimit në rajon.

Shefi i ekzekutivit shqiptar e garantoi Presidentin e Kosovës Behgjet Pacolli se qeveria shqiptare është e vendosur për të ndërtuar marrëdhënie edhe më të shkëlqyera e vëllazërore.

“Gjej rastin t’Ju siguroj se qeveria shqiptare dhe unë personalisht jemi tërësisht të angazhuar dhe të vendosur për të ndërtuar marrëdhëniet më të shkëlqyera e vëllazërore dhe për të shndërruar bashkëpunimin e ngushtë e të gjithanshëm ndërmjet të dyja vendeve në shembullin më kuptimplotë të bashkëpunimit, në shërbim të forcimit të paqes, promovimit të miqësisë, zhvillimit e mirëqenies jo vetëm të kombit shqiptar, por të të gjithë popujve të rajonit, si dhe për ecjen përpara në rrugën e përbashkët euroatlantike”, shkruan në telegramin e tij shefi i qeverisë.

Kryeministri Berisha në fund të mesazhit të urimit e ftoi Presidentin Pacolli të vizitojë Tiranën, dhe sikundër thotë Kryeministri Berisha ta sigurojë rishtas Pacollin për konsideratën e tij të lartë.

mit/NOA

KOMENTE