English

Fullani: Çmimet e ushqimeve, të larta

Tiranë, 23 shkurt 2011, NOA – Edhe pse foli për një rritje të qëndrueshme ekonomike në vend përgjatë tre muajve të fundit të vitit 2010, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani deklaroi sot se qytetarët shqiptarë, veëanërisht ata që i përkasin shtresave të varfëra po përballen me një rritje të lartë ëmimesh, sidomos të produkteve ushqimore, por edhe të naftës. Gjatë një konference të posaëme për shtyp, Guvernatori Fullani theksoi se “Rritja ekonomike është e qëndrueshme ndërsa norma e interesit mbetet e pandryshuar, në vlerën 5%”.

Fullani infomoi se kushtet monetare janë të përshtatshme për përmbushjen e objektivit të inflacionit në periudhën afatmesëm.

Sipas Fullanit kjo rritje ekonomike ka pasuar me rritjen e kërkesës për lëndë të para dhe artikujve bazë të lëndëve ushqimore.

Duke iu referuar të dhënave të dala nga mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë bëri me dije se përtej rritjes së qëndrueshme ekonomike

Por, sikundër tha Fullani, përtej rritjes ekonomike të qëndrueshme mbetet i ulët ritmi i investimit.

“Ritmi i investimeve gjatë vitit 2011 ka qënë relativisht i ulët. Jo vetëm kaq, por konsumi dhe investimet private kanë parë ecuri të ngadaltë, duke shtuar se presim për një investim më të lartë”, sqaroi Guvernatori Fullani, duke nënvizuar se qëndrueshmëria fiskale është kusht për ekonominë.

mit/NOA

KOMENTE